3 Tetor 2022, 17:05
Nga k.m.
Fadil Novalliç
Kryeministri i Federatës të Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novalliç dhe Sllobodan Stanoviç, biznesmen i lidhur me liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, janë personat e fundit që Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar. Më 3 tetor, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit, tha se këta dy persona janë sanksionuar për shkak të minimit të institucioneve demokratike “për përfitime personale dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”.
“Ne do të vazhdojmë të shënjestrojnë personat që destabilizojnë rajonin, por edhe mbështetësit e tyre, duke i mbajtur përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson.
Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Thesarit, kryeministri Fadil Novalliq, ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve për përfitimin e partisë së tij, duke shkelur ligjet e Bosnjë e Hercegovinës.
“Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve më 2018, Novalliq përdori të dhënat e pensionistëve, që i kishte marrë përmes pozitës së tij zyrtare, dhe u dërgoi letra me një listë të arritjeve të tij duke premtuar rritje të pensioneve. Ky veprim shkel ligjet e Bosnjë e Hercegovinës dhe reflekton mbi veprimet e tij të përsitura për të përdorur pozitën politike për përfitime personale apo të partisë së tij, duke minuar proceset demokratike apo institucionet e Bosnjë e Hercegovinës”, tha SHBA-ja.
Ndërkaq, biznesmeni Sllobodan Stankoviç, një prej njerëzve më të pasur në Bosnjë dhe pronar i një firme inxhinierike, Integral, në Republikën Sërspka, sipas SHBA-së është i lidhur me korrupsion në sektorin e ndërtimit, pasi kompania e tij, ka fituar disa prej projekteve më të mëdha në Republikën Sërpska.
“Shumica e projekteve të mëdha ndërtimore shpesh i jepen Stankoviçit pa garë të hapur dhe të drejtë. Shumica e pasurisë së tij vjen nga paratë publike”, tha SHBA-ja.
Stankoviç po ashtu është ish-pronar i televizionit Alternativa, që është subjekt i sanksioneve të SHBA-së. Kjo media është nën kontrollin personal të anëtarit të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik.
Dodik po ashtu është në mesin e personave të sanksionuar nga SHBA-ja. Ai fillimisht ishte sanksionuar më 2017 dhe më pas në dhjetor të vitit 2021. Uashingtoni tha se të gjitha pronat e personave të sanksionuar më 3 tetor do të bllokohen dhe po ashtu do të ndalohet bërja e biznesit me ta nga individët në SHBA.
Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë sanksionuar dhjetëra persona në Bosnjë dhe më 26 shtator vendosën sanksione edhe ndaj Prokurores së Shtetit, Diana Kajmakoviç./REL
fadil novalliç fadil novalliç shpallet non grata
Bota
3 Tetor 2022, 16:03
e.k
Hashim Thaçi, Behxhet Pacolli, Ramush Hajradinaj dhe Rexhep Selimi
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka publikuar pasd...
Bota
3 Tetor 2022, 15:53
k.m.
Foto ilustruese
Republika Çeke ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët e saj për t’u larguar nga Rusia, pasi M...
Bota
3 Tetor 2022, 15:40
e.k
Momenti i nënshkrimit të marrëveshjes
LIBI- Një marrëveshje (Memorandum Mirëkuptimi) u nënshkrua nga Ministri i Jas...
Bota
3 Tetor 2022, 15:41
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, thot&eum...
Bota
3 Tetor 2022, 15:31
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente n...
Bota
3 Tetor 2022, 15:28
e.k
Zbigniew Rau
POLONI- Ministria e Jashtme e Polonisë ka nënshkruar një notë zyrtare për Gjermaninë më 3 tetor, duke i k&e...
Bota
3 Tetor 2022, 15:19
e.k
OPEC +
ARABIA SAUDITE- Grupi pritet të diskutojë rreth reduktimit të prodhimit me më shumë se 1 milion fuçi në dit&eum...
Bota
3 Tetor 2022, 15:18
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Me 61 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar kërkesën e Qeverisë për të zgjatur masat emer...
Bota
3 Tetor 2022, 14:47
e.k
Foto ilustruese
RUSI- Aneksimi i planifikuar nga Vladimir Putin i pjesëve të Ukrainës të pushtuara aktualisht nga Rusia, pas refer...
Bota
3 Tetor 2022, 14:35
I.A
Protestat ne Iran
IRAN- Dhjetëra universitete në Iran nisën protestën në mëngjes dhe bënë thirrje për ndryshim...