Bota

Vetëvendosja sulmon kundërshtarët, quan shkatërrues të Kosovës Thaçin, Veselit e të tjerë, ish-krerët e UÇK që janë sot në Hagë

Dy ndër politikanët e Kosovës që shfaqen spot, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ish-drejtues të UÇK-së janë aktualisht në paraburgimin e Hagës. Bashkë me dy veprimtarët të tjerë, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte gjatë kohës që luftuan për Kosovën e lirë. 

3 Tetor 2022, 16:03 Nga e.k
Vetëvendosja sulmon kundërshtarët, quan shkatërrues të
Hashim Thaçi, Behxhet Pacolli, Ramush Hajradinaj dhe Rexhep Selimi

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka publikuar pasditen e sotme një video-mesazh ku sulmon kundërshtarët politikë dhe i quan ata shkatërrues të shtetit të Kosovës. Aty nuk mungojnë as Thaçi e Veseli.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE”, thuhet ndër të tjera në video-mesazh.

Dy ndër politikanët e Kosovës që shfaqen spot, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ish-drejtues të UÇK-së janë aktualisht në paraburgimin e Hagës. Bashkë me dy veprimtarët të tjerë, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte gjatë kohës që luftuan për Kosovën e lirë. 

kosove

Sondazh

Poll