Art&Argëtim

Fjalë për fjalë si moderatorja, Eduart Grishaj gjen frymëzim tek Arbana Osmani! Ja si zgjedh të promovojë kushuririn nga T

20 Gusht 2019, 08:45 Nga DOSJA
Fjalë për fjalë si moderatorja, Eduart Grishaj gjen frymëzim

Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani prej disa kohësh janë në një lidhje që pak nga pak po e bëjnë publike. Mesazhet romantike dhe dedikimet për njëri-tjetrin duken qartë.

Regjisori ka disa ditë që po punon me një projekt në Shkodër dhe bashkë me të ka qenë edhe moderatorja, Arbana Osmani. Ai ka vendosur të promovojë kushuririn e tij që ka një restorant në zonat malore, duke përdorur të njëjta fjalë si Arbana Osmani në prezantimin e projektit të saj më të ri, librit me receta gatimi.

“Jam shumë i lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj prej disa minutash, pas kosit tim të parë me mjaltë, më në fund erdhi momenti për një të dytë…”Recetën për 5 minuta do e gjeni te ky restoranti këtu, ku pronarin e kam kushuri dhe ma qerasi për të gjithë ju që keni besuar tek unë hajdeni provojeni dhe ju pa lek se do ju shijojë akoma më shumë,”- shkruan Eduart Grishaj.

Ndërkohë fjalët e Arbanës në postimin e saj ishin pothuajse identik, me ndryshime të vogla: “Jam shumë e lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj prej kohësh, 6 vite, pas librit tim të parë me receta gatimi, më në fund erdhi momenti për një të dytë… “Receta për 5 minuta” së shpejti për të gjithë ju që keni besuar tek unë, gjithmonë”.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani eduart grishaj histori dashurie moderatorja regjisori arbana osmani eduart grishaj histori dashurie moderatorja regjisori

Sondazh

Poll