Art&Argëtim

Të përqafuar e të gëzuar, koha kur Baxhaku e Xhuvani këndonin: Ne ishim shkëlqyer (VD)

20 Gusht 2019, 08:17 Nga DOSJA
Të përqafuar e të gëzuar, koha kur Baxhaku e Xhuvani

TIRANË- Bashkë të dy. Nën dritën e hënës dhe nën tingujt e muzikës franceze, Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku shfaqen duke kënduar.

Kjo është pamja e xhiruar pak kohë më parë, kur të dy, Xhuvani dhe Baxhaku, ishin gjallë dhe ishin bashkë. Ata të përqafuar e të gëzuar këndojnë këngën franceze “formidable”, “shkëlqyer” dhe dëgjohet të citojnë disa nga vargjet e saj. “Ti ishe shkëlqyer, unë isha shkëlqyer, ne ishim shkëlqyer”, thonin njëzëri ata.

Por tashmë ata janë larguar nga kjo botë, njëri pas tjetrit dhe pas kanë lënë veprën e tyre dhe kujtimet. Një prej këtyre kujtimeve është dhe kjo video e publikuar nga Gerta Qurku, e cila shprehet se tashmë ka mbetur veç trishtimi.

“Engjejt jane larg! Tos dhe Gjergj , ju pritet njeri – tjetrin per ta bere kete udhetim te mrekullueshem drejt engjejve. Dhe ne na mbet trishtimi ??”, shkruan Qurku.

Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku u ndanë nga jeta javën e kaluar. Të dy vuanin nga një sëmundje e rëndë që ua preu jetën në mes. Xhuvani vdiq në Itali, aty ku po “i jepte dorën e fundit”, filmit të tij të fundit “My lake”, ndërsa Baxhaku u shua në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture fatos baxhaku gjergj xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani shuhet fatos baxhaku xhuvani dhe baxhaku fatos baxhaku gjergj xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani shuhet fatos baxhaku xhuvani dhe baxhaku

Sondazh

Poll