Art&Argëtim

“Pse s’martohet me ty kur qenka kaq i dashuruar?”, pas fotos me Zen Berishën, plas debati me ndjekësin! Armina tregon ar

20 Gusht 2019, 07:06 Nga DOSJA
“Pse s’martohet me ty kur qenka kaq i dashuruar?”, pas fotos

TIRANË- Armina Mevlani dhe Zen Berisha shuajtën të gjithë zërat për ndarje ditën e djeshme, teksa postuan një foto së bashku nga pushimet. Krah njëri tjetrit, çifti vendosën të publikonin foto bashkë pas shumë kohësh për të treguar se janë me njëri-tjetrin dhe të lumtur.

Por, përkrah fotos me Shkëlzenin pikas një koment nga ndjekësi që ka tërhequr vëmendjen e Armina Mevlanit.

“Ça është ky mashkull kaq i dashuruar moj aman aman që s’po gjen kohë të martohet.”- shkruan komentuesi në foton e Arminës dhe Shkëlzenit.

Aq është dashur që bloggerja t’i lerë komentin e saj lidhur me këtë temë: “Martesa jo gjithmonë përkufizon dashurinë”.

Ndjekësi ka vazhduar më tej: “Por ti e dëshiron atë dhe ajo gjë të bën të lumtur. Nqs ai s’mendon për lumturinë tënde dashuri është?”

Në këtë pikë Armina Mevlani nuk ka duruar më dhe i është përgjigjur prerë komentuesit: “Më fal në cilin moment lumturia është martesa??? Sigurisht që është gjë e bukur por përpara e kemi”.

E ftuar para disa kohësh në emisionin “Pushimet On ToP”, Armina Mevlani pohoi se e dëshiron shumë një martesë, por kjo nuk është vetëm në dorën e saj!

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz armina mevlani martesa shkëlzen berisha armina mevlani martesa shkëlzen berisha

Sondazh

Poll