Art&Argëtim

Amber Heard e ka 'punën pisk', u detyrohet më shumë para avokatëve të saj sesa Depp

Megjithatë, këto nuk janë të vetmet kosto që duhet ta shqetësojnë aktoren, pasi sipas një raportimi, paratë që i detyrohet ekipit të saj ligjor janë edhe më shumë se dëmshpërblimi i Depp.  

3 Tetor 2022, 15:40 Nga I.A
Amber Heard e ka 'punën pisk', u detyrohet më shumë
Amber Heard dhe Johnny Depp

SHBA- Deri më tani, raportet kanë bërë që Amber Heard të përpiqet të mbledhë shumën e kërkuar për të paguar kompensimin që i takon Johnny Depp pasi fitoi betejën e shumëpërfolur ligjore. Megjithatë, këto nuk janë të vetmet kosto që duhet ta shqetësojnë aktoren, pasi sipas një raportimi, paratë që i detyrohet ekipit të saj ligjor janë edhe më shumë se dëmshpërblimi i Depp.  

Në total, aktorja e “Aquaman” u urdhërua të paguante 10 milionë dollarë si dëmshpërblim, plus 350 mijë dollarë. Pas kundërpadisë që ajo ngriti, në të cilën Depp u urdhërua të paguante 2 milionë dollarë, Heard i lihet të paguajë një total prej 5 milionë dollarësh, para që ajo pretendon se nuk i ka.

Përveç këtyre, megjithatë, Amber Heard u detyrohet avokatëve të saj gati 15 milionë dollarë. Siç raportohet, aktorja u detyrohet shuma të konsiderueshme ish-përfaqësuesve ligjorë, si dhe kompanive të sigurimit, si kompania e sigurimeve tregtare Tarvelers dhe New York Marine General Insurance Company.

Kompanitë në fjalë dyshohet se kanë ndërhyrë në padinë që ajo ka ngritur kundër Johnny Depp. Megjithatë, ata po refuzojnë të paguajnë shpenzimet e saj ligjore pasi vendimi i gjeti pretendimet e saj të rreme. Aktualisht aktorja ka nxjerrë në shitje një pronë që zotëron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe kështu nuk do të mund të mbulojë as një pjesë të vogël të të dyja borxheve.

Sipas informacioneve të Marca, agjencia Zen Models shpreson të përfitojë nga nevoja që ka gjetur Heard, duke i ofruar asaj një rol në një film porno. Në emisionin australian "Pop Topic" u raportua se Heard u afrua për një marrëveshje me vlerë nëntë milionë dollarë për të luajtur në një film të titulluar "High Voltage".

"Ne jemi në kontakt me një grup kompanish të prodhimit të filmave për të rritur të interesuara për t'i ofruar zonjës Heard një kontratë për të luajtur në një prodhim argëtimi për të rritur," tha Veronica Mandarian, presidentja e agjencisë.

amber heard johnny depp 

Sondazh

Poll