Art&Argëtim

FOTOGALERI- 'Hoteli i Hënës' mund të ndërtohet në Dubai

Ekipi që qëndron pas 'Moon World Resorts' mendon të njëjtën gjë. 

3 Tetor 2022, 09:18 Nga k.m.
FOTOGALERI- 'Hoteli i Hënës' mund të ndërtohet
Foto ilustruese

DUBAI- Qoftë një shpërthim në hapësirën suborbitale ose një qëndrim në hotel mes yjeve, sipërmarrësit e turizmit besojnë se një ditë ne të gjithë do të zgjedhim të bëjmë pushime jashtë kësaj bote. Ekipi që qëndron pas 'Moon World Resorts' mendon të njëjtën gjë. 

Ata duan të ndërtojnë një seri hotelesh gjigante të ngjashme me kupolën që ngjajnë me hënën, të vendosura në planetin Tokë, më saktësisht, në Dubai.

Çdo sferë do të jetë një rikrijim 360 gradë i hënës në një shkallë të madhe, i kompletuar me kratere dhe teksturë me pamje realiste. Çdo 'hënë' e rikrijuar do jetë 224 metra e lartë. Përvoja e Moon World Resort nuk do jetë dhe aq e lirë, pasi vetëm regjistrimi për të ecur në "sipërfaqen hënore" të resortit do t'u kushtojë mysafirëve 500 dollarë amerikanë.

moon world resorts

Sondazh

Poll