Art&Argëtim

Beniada Nishani konfirmon lidhjen e re, modelja: Është djalë simpatik, nga Shqipëria

Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Beniada është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private.

3 Tetor 2022, 09:17 Nga A.B
Beniada Nishani konfirmon lidhjen e re, modelja: Është djalë
Beniada Nishani

TIRANË- Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani ka nisur një romancë të re. Ajo e bëri të ditur këtë lajm gjatë emisionit të djeshëm në 'E diell'. 

“Ke gjetur një djalë simpatik?”– pyeti një fëmijë kureshtar modelen, ndërsa Beniada u detyrua të përgjigjej.

“Është një djalë simpatik po vetëm simpatik kaq. Nuk mund të them që është as Italian as shqiptar pasi është ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar. Boll tani”- tha Beniada në “E diell”.

Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Beniada është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private.

Gjatë emisionit “E diell” Manushi tha se modelja është në një lidhje. “Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”, tha ai, ndërsa Beniada u kundërpërgjij duke thënë: “Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”.

beniada nishani

Sondazh

Poll