Art&Argëtim

FOTO/ 6 vite nga vdekja e Paul Walker, e bija prek me dedikimin e ndjerë për të atin: Duke menduar për ty

19 Gusht 2019, 14:32 Nga DOSJA
FOTO/ 6 vite nga vdekja e Paul Walker, e bija prek me dedikimin e ndjerë

SHBA-Aktori amerikan Paul Walker, protagonist në filmin me disa seri të “Fast & Furious”,humbi jetën disa vite më parë në një aksident tragjik.

Vajza e tij, Meadow ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto, e cila nuk ishte  e njohur për publikun më parë.

Në foton e publikuar, aktori i ndjerë shfaqet duke u larë në oqean së bashku me një derr të egër.

Meadow ka bërë një dedikim prekës të atit,krahas fotos, ku shkruan: “Duke menduar për ty.’’

20-vjeçarja, Meadow është fëmija i vetëm që pati aktori Walker. Ajo vazhdimisht dedikon fjalë prekëse për të atin, duke treguar se sa shumë e ndjen mungesën e tij.

Aktori Paul Walker humbi jetën në një aksident tragjik më 30 Nëntor të vitit 2013, në moshën 40 vjeçare.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz madow walker paul walker madow walker paul walker

Sondazh

Poll