Merr fund martesa mes Marinës dhe Getoarit?! Çfarë fshihet pas rikthimit të moderatores në Tv Klan, reperi s’e linte të
19 Gusht 2019, 13:22Nga DOSJA
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi nuk janë në momentin e tyre më të mirë. Thashethemet janë ndezur pas pothuajse dy vitesh dhe një prej arsyeve është puna e moderatores. Një vit më parë Marina u shkëput nga TV Klan dhe fjalët qarkullonin se ishte pikërisht reperi, ai që nuk e linte bukuroshen të ushtronte profesionin e saj.
Kushtet që kishte vendosur Getoari në mënyrë që Marina të vazhdonte punën e saj në atë television, nuk ishin plotësuar nga pala tjetër dhe rrjedhimisht kontrata nuk u rinovua.
Por së fundmi, qarkullon një tjetër lajm se Vjollca do të rikthehet sërish në Tv Klan, madje do të zërë vendin e moderatorit Ermal Mamaqi, por që programi nuk dihet ende.
Në rrjetet e tyre sociale, teksa vetëm para disa javësh kishin dedikime, foto dhe postime nga pushimet e tyre anembanë botës, gjithçka ka rënë në heshtje së fundmi. As Marina dhe as këngëtari nuk publikojnë më foto bashkë. Dyshja ndiqen ende në rrjetet sociale, por nuk pëlqejnë dhe as komentojnë postimet e njëri-tjetrit.
Burime pranë dyshes, i thanë Dosja.alse dëshira e moderatores për t’u rikthyer pranë ekranit dhe profesionit të saj ka bërë që mes çiftit të lindin konflikte. Nuk dihet sesa serioze është gjendja, por vetëm fakti që Getoari zhvillon koncert në Shëngjin, dhe Marina nuk ka qenë pranë tij… vlen për të ngjallur dyshimet se martesa nuk është në ditët më të mira.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË – Marina Vjollca prej kohësh ka qëndruar larg ekranit dhe të gjithë dyshuan se shkak për këtë ishte Getoari. Por duket se moderatorja ishte duke pri...
TIRANË– Ndërsa Kejsi shijon jetën dhe mundohet të humbasë mendjen me shopping në dyqanet e shtrenjta, hipur mbi makina luksoze, Stresi e shfaq hapur mërzit...
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar për herë të parë për zërat se është ndarë me Armina Mevlanin. Në një postim në rrjetet socia...
KOSOVË- Publiku shqiptar adhuron dhe pëlqen shumë të gjithë aktorët e kinomatografisë turke, pasi vazhdimisht janë simpatizantë të telenovelave të famshme ...
TIRANË– Xhensila Myrtezaj njihet për natyrën e saj te qetë. E ëmbël dhe gjithmonë pozitive, këtë përshtypje na ka lënë këngëtarja përmes ekranit, por...
SHBA –Rihana është një prej këngëtarve me famë botërore, e dashur dhe mjaft e pëlqyer nga publiku.Por krahasuar me ditët e saj më të mira, kohët e fundit ...
TIRANË– Këngëtari Stefi Prifti po përgatitet për gëzimin e parë në familje, 4 vite pas ndarjes nga jeta para kohe të bashkëshortes së tij, Marina. Va...
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ndanë foto nga pushimet në jug të Shqipërisë, por nuk ishin bashkë! Jonida Maliqi zgjodhi të pushonte me familjen e saj në Jalë n...
ALASKË- Ivanoff gjeti në breg një shishe të mbyllur me një tapë plastike brenda së cilës kishte një letër.Letra ishte e shkruar në rusisht, dhe menjëherë e...