Aktualitet

Dhunoi mbesën 2-vjeçare brenda pastiçerisë, arrestohet gjyshi shqiptar në Kretë

Sipas një denoncimi të bërë nga një dëshmitar okular në polici, ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, kur 50-vjeçari ka goditur dhe shkelmuar mbesën e tij teksa ishin brenda një pastiçerie.

2 Tetor 2022, 14:00 Nga e.k
Dhunoi mbesën 2-vjeçare brenda pastiçerisë, arrestohet
Foto ilustruese

GREQI- Një incident dhune në familje është regjistruar në Kretë, ku një 50-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka dhunuar mbesën e tij vetëm 2-vjeçare.

Sipas një denoncimi të bërë nga një dëshmitar okular në polici, ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, kur 50-vjeçari ka goditur dhe shkelmuar mbesën e tij teksa ishin brenda një pastiçerie.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 50-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet përballë autoriteteve.

greqi policia greke

Sondazh

Poll