Art&Argëtim

Pse mungoi Jonida Maliqi në dasmën e Armina Mevlanit, këngëtarja mori një ‘surprizë’

Miqtë e afërt flasin se mes tyre nuk ka ndodhur ndonjëherë një zënkë, por thuhet se shkak është bërë fakti që këngëtarja është përballur me një surprizë pak kohë para dasme, çfarë e ka detyruar që të anulojë pjesëmarrjen e saj në këtë ceremoni.

1 Tetor 2022, 23:13 Nga F.M
Pse mungoi Jonida Maliqi në dasmën e Armina Mevlanit,
Jonida Maliqi dhe Armina Mevlani

TIRANË- Mungesa e Jonida Maliqit në dasmën e Armina Mevlanit, ish-ortakes së saj nuk kaloi pa u vënë re. ndërkohë që mbrëmjen e 25 shtatori, Armina veshi fustanin e bardhë për të kurorëzuar dashurinë e saj 10-vjeçare me Shkëlzen Berishën, Jonida u shfaq në një program televiziv, në “E Diela shqiptare”, duke i surprizuar të gjithë.

Panorama shkruan se sipas burimeve pranë Arminës dhe Jonidës, bëhet me dije se Jonida ka qenë e ftuar në dasmë, por ka refuzuar të jetë prezent. Miqtë e afërt flasin se mes tyre nuk ka ndodhur ndonjëherë një zënkë, por thuhet se shkak është bërë fakti që këngëtarja është përballur me një surprizë pak kohë para dasme, çfarë e ka detyruar që të anulojë pjesëmarrjen e saj në këtë ceremoni.

Me vijimin e marrëdhënies mes dy vajzave mbetet për tu parë nësë kjo është e vërtetë, apo dyshja janë ‘përplasur’.  

jonida maliqi armina mevlani shkelzen berisha

Sondazh

Poll