Art&Argëtim

Disa sekonda ‘MAGJI’/ Bella Hadid futet thuajse nudo në skenë e del me fustan, si u realizua teknika me spraj

E gjithë shfaqja u shoqërua me mjaft duartrokitje, por në mendjet e ndjerëzve sigurisht që ekziston pyejte, si u bë e mundur kjo gjë?

1 Tetor 2022, 20:21 Nga F.M
Disa sekonda ‘MAGJI’/ Bella Hadid futet thuajse nudo në
Bella Hadid

PARIS- Bella Hadid u fut thuajse nudo në pasarel, por doli e veshur me një fustan të bardhë, me dekolte të hapur e krahët e rëna. Në videon që po bën xhiron e rrjeteve sociale, Bella shihet teksa mban gjoksin me duar, ndërkohë që katër artistë mbulojnë me spraj me ngjyrë të bardhë trupin e modeles. Në këtë mënyrë, brenda pak sekondave, ata krijuan një fustan enkas për Bellën.

E gjithë shfaqja u shoqërua me mjaft duartrokitje, por në mendjet e ndjerëzve sigurisht që ekziston pyejte, si u bë e mundur kjo gjë?

Vogue Business shkruan se teknika e spërkatjes me spray u zhvillua nga Fabrican, një kompani e themeluar nga stilisti dhe shkencëtari spanjoll Manel Torres. Lëngu i Fabrican përmban fibra pambuku ose sintetike, të cilat qëndrojnë "pezull" në një tretësirë polimeri që avullohet kur bie në kontakt me trupin.

Pas ‘veshjes’, lënda mund të hiqet dhe të kthehet përsëri në gjendje fillestare, gati për ripërdorim. Bashkëthemeluesit e Coperni, Sébastien Meyer dhe Arnaud Vaillant, kanë punuar me Torres dhe ekipin e tij në Qendrën e Inovacionit Bioscience të Londrës gjatë gjashtë muajve të fundit për të zhvilluar fustanin me spërkatje.

"Është detyra jonë si stilistë të provojmë gjëra të reja dhe të tregojmë një të ardhme të mundshme," thotë Meyer, i cili është gjithashtu drejtor kreativ (Vaillant është CEO). 

“Ne nuk do të fitojmë para për këtë, por është një moment i bukur, një përvojë që krijon emocione,”- shton ai.

bella hadid

Sondazh

Poll