Art&Argëtim

Vdekja e reperit Coolio, mjekët tentuan ta mbanin në jetë, i bënë ‘CPR’ për 45 minuta

Coolio ka lënë pas dhjetë fëmijët e tij si dhe ish-gruan e tij Josefa Salina, me të cilën u martua në 1996 para se të divorcohej me të katër vjet më vonë.

1 Tetor 2022, 08:10 Nga A.B
Vdekja e reperit Coolio, mjekët tentuan ta mbanin në jetë, i
Coolio

SHBA- Reperi Coolio u gjend i pajetë në shtëpinë e një miku të tij në LA të mërkurën dhe thuhet se ekipi mjekësor kaloi mbi një orë duke u përpjekur për ta ringjallur këngëtarin. Urgjenca mbërriti në shtëpi në orët e vona të pasdites kur shoku e gjeti të pajetë 59-vjeçarin brenda në banjo, sipas TMZ.

Para se reperi 59-vjeçar të shpallej i vdekur, mjekët i bënë ‘CPR’ për 45 minuta. Besohet se Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, ka ndërruar jetë nga një atak në zemër.

Pasditen e së mërkurës, sipas të njohurit, Coolio është larguar për të përdorur tualetin, por nuk është kthyer më. Miku i tij tregoi se i ka thirrur disa herë reperit, por nuk mori asnjë përgjigje. Ylli më pas u gjet në dyshemenë e banjës dhe ai hyri në dhomë dhe më pas thërriti 911.

Coolio ka lënë pas dhjetë fëmijët e tij si dhe ish-gruan e tij Josefa Salina, me të cilën u martua në 1996 para se të divorcohej me të katër vjet më vonë.

coolio vdes reperi coolio

Sondazh

Poll