Aktualitet

Mbi 21 mijë euro e miliona lekë cash, kapet me "Audi"-n plot para i riu nga Vlora, dyshohet i implikuar në veprimtari kriminale

Për pasojë, paratë dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale e ndaj 39-vjeçarit ka nisur procedimi penal.

1 Tetor 2022, 16:06 Nga F.M
Mbi 21 mijë euro e miliona lekë cash, kapet me "Audi"-n plot
Foto Ilustruese

FIER- Një 39-vjeçar nga Vlora, i identifikuar si Kristaq Derja është ndaluar në Fier pai I janë gjetur 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë. Paratë, 39-vjeçarit iu gjetën në një automjet tip "Audi", por i riu nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Për pasojë, paratë dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale e ndaj 39-vjeçarit ka nisur procedimi penal.

Njoftimi zyrtar:

Goditet një tjetër rast i lëvizjes së shtetasve me shuma të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale. Policia e Fierit ka ndaluar në qytet një automjet tip "Audi", me drejtues shtetasin Kristaq.D dhe gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, për të cilat 39-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për 39-vjeçarin, banues në Vlorë, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 1 aparat celular dhe automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit Kristaq.D si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

policia e fierit

Sondazh

Poll