Aktualitet

Sherri mes të rinjve në Kavajë, 17-vjeçari rrahu dy të rritur, njërin e qëlloi me thikë

Dy të plagosurit janë proceduar penalisht.

1 Tetor 2022, 15:44 Nga DOSJA
Sherri mes të rinjve në Kavajë, 17-vjeçari rrahu dy
Policia e Kavajës

KAVAJË- Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me sherrin e ndodhur mes tre të rinjve në Kavajë, një ditë më parë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se F. S., 17 vjeç është vënë në pranga pasi ka dhunuar dy të rritur. Më konkretisht, ai ka qëlluar me thikë T. V., 26 vjeç dhe me sende të forta ka rrahur personin e identifikuar si K. K., 25 vjeç. Dy të plagosurit janë proceduar penalisht.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin F. S., 17 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit T. V., 26 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 5 dhe gjatë konfliktit shtetasi F. S. ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V. dhe me sende të forta shtetasin K. K.. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ngjarja ndodhi paraditen e 30 shtatorit. Konflikti ka nisur mes tre të rinjve pas një sherri për motive të dobëta. Shkaqet e sherrit të ndodhur në lagjen nr,5 të qytetit nuk janë ende të qarta. 

policia e kavajes plagosje ne kavaje

Sondazh

Poll