Politike

Përfundon procesi i zgjedhjeve për kryetar të FRPD në Patos e Roskovec, Besart Xhaferi kryeson listën

Në Patos kanë marrë pjesë në votim 170 anëtarë të FRPD, nga ku 80 vota kanë shkuar për Besart Xhaferin.

1 Tetor 2022, 18:07 Nga I.A
Përfundon procesi i zgjedhjeve për kryetar të FRPD në Patos
FRPD

PATOS- Procesi i zgjedhjeve për kryetar të FRPD-së ka mbaruar në bashkinë e Patosit si dhe të Roskovecit. Në Patos kanë marrë pjesë në votim 170 anëtarë të FRPD, nga ku 80 vota kanë shkuar për Besart Xhaferin.

Më pas 10 vota ka marrë Barbara Doda. Nga 7 vota kanë marrë Arnold Kariqin dhe Mariglend Doçin. Ndërsa Alesia Balliu dhe Artion Bajramaj nuk kanë marrë asnjë votë. 

Përfundon procesi i zgjedhjeve për kryetar të FRPD në Patos

Ndërsa në Roskovec kanë votuar 60 anëtarë të FRPD, nga ku 41 vota ka marrë Besart Xhaferi. Ndërsa më pas vjen Alesia Balliu me 8 vota, 7 vota Mariglend Doçi, nga dy vota Arnold Kariqi dhe Barbara Doda. 

zgjedhjet ne frpd

Sondazh

Poll