Aktualitet

Tritol magazinës së veglave muzikore në Kamëz, dëmtohet qepeni i derës

Ambienti i marrë me qira nga personi me inicialet B.L, nuk është dëmtuar mirëpo dëme ka pësuar qepeni i mbylljes së derës së këtij ambienti.

1 Tetor 2022, 09:10 Nga A.B
Tritol magazinës së veglave muzikore në Kamëz, dëmtohet
Foto ilustruese

TIRANË- Shpërthim me triol në Kamëz. Policia informon se lënda plasëse është vendosur në derën e një magazine e cila mban vegla muzikore. Ambienti i marrë me qira nga personi me inicialet B.L, nuk është dëmtuar mirëpo dëme ka pësuar qepeni i mbylljes së derës së këtij ambienti. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

tritol ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Shtator 2022, 21:10 k.m.

Energjia, ERE: Çmimet do rishikohen çdo muaj

Foto ilustruese TIRANË- Ditën  e sotme, kryeministri Edi Rama njofton se nuk do të aplikohet fasha prej saj. Por duket se rritja e &cce...