Art&Argëtim

Hygerta Sako ‘zapton’ TVSH-në , tregon numrin e emisioneve që do të moderojë: Konkurrenca të bën të etur

19 Gusht 2019, 10:11 Nga DOSJA
Hygerta Sako ‘zapton’ TVSH-në , tregon numrin e emisioneve

TIRANË– Hygerta Sako ka treguar disa ‘sekrete’ për karrierën e saj, duke na njohur me emisionet që do të moderojë në TVSH për sezonin e ardhshëm televiziv.

Në një intervistë për Pamorama Plus, moderatorja Hygerta Sako është treguar e hapur dhe ka folur për ndjenjën e konkurencës dhe programin e ri televiziv që do të startojë së shpejti.

Lidhur me konkurencën mes kolegëve ajo është shprehur: Konkurrenca sjell veç progres. Të bën të etur, të bësh më shumë e të kërkosh më shumë nga profesioni yt. Unë s’kam pse ndihem e rrezikuar, në momentin që jam profesioniste dhe punoj në një kanal profesionist. 

Por, ndryshe nga viti i kaluar, përveç emisioneve sportive, Hygerta Sakos i është besuar një projekt i ri televiziv, për të cilin duket se po punojnë ende.

“Do të vazhdoj të moderoj emisionet “Rubrika Sportive” dhe “Ëndërr Kuq e Zi”, por edhe një program të ri në TVSH, ideja për të cilin ende nuk është kristalistalizuarstalizuar,”- është shprehur Hygerta Sako për Panorama Plus.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz hygerta sako ish-misi moderatorja sportive hygerta sako ish-misi moderatorja sportive

Sondazh

Poll