Art&Argëtim

Gëzimi i parë pas 4 viteve nga humbja e bashkëshortes, Stefi Prifti nënë e baba marton vajzën e madhe

19 Gusht 2019, 09:11 Nga DOSJA
Gëzimi i parë pas 4 viteve nga humbja e bashkëshortes, Stefi

TIRANË– Këngëtari Stefi Prifti po përgatitet për gëzimin e parë në familje, 4 vite pas ndarjes nga jeta para kohe të bashkëshortes së tij, Marina. Vajza e tij e madhe Maria ka gjetur dashurinë e jetës së saj dhe ka vendosur ta kurorëzojë në martesë.

E diplomuar për Kanto, Stefi Prifti i qëndroi pranë dy vajzave të tij pas humbjes së nënës së tyre, duke bërë rolin e dyfishtë nënë dhe baba. Me një marrëdhënie të ngushtë, sidomos me vajzën e madhe, me të cilën krenohej për talentin e padiskutuar në muzikë, Stefi marton të bijën.

“Këto vitet e fundit kam qenë shumë i lidhur me vajzat e mia, Maria dhe Joana, dy zemrat e mia. Jam krah tyre çdo moment dhe përpiqem të bëj edhe gjëra që nuk i kam bërë më parë. Bëj aq sa mundem. Në fakt, nuk është se kam bërë apo postuar shumë foto me vajzat. Janë vetëm pak, por kam vënë re se kanë shumë impakt te njerëzit dhe këtë e vlerësoj”- është shprehur Stefi Prifti për Panorama Plus.

I pyetur më tej se si e ka përballuar rritjen e vajzave në mungesë të bashkëshortes, Stefi është shprehur:“Njeriu duhet të jetë i fortë. Kështu është jeta, me gëzime dhe hidhërime. Sikur të kishte radhë, ndoshta më mirë për ne njerëzit e paditur do të ishte. Një shok i imi, Shpëtim Saraçi, më tha një shprehje shumë të bukur. “E thirri, tha.. e thirri Ai…” Pra, kur të thërret Zoti, ne njerëzit jemi krejt të pafuqishëm. Nuk i dimë planet e Tij dhe prandaj nuk e kuptojmë pse nuk ka radhë për të lindur dhe për të vdekur”.

Ende nuk dihen detaje mbi dhëndrin e Stefit apo mënyrën se si do të vijë e organizuar ceremonia e dasmës, por përgatitjet për gëzimin e madh kanë filluar, bën me dije Panorama Plus.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dasmë vip këngëtari stefi prifti stefi prifti marton vajzën dasmë vip këngëtari stefi prifti stefi prifti marton vajzën

Sondazh

Poll