Aktualitet

RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle për të shumëkërkuarit

RENEA ka nisur kontrollet për persona që janë të shpallur në kërkim nga operacioni "Plumbi i Artë" e që mendohet se fshihen në zonën e Elbasanit.

30 Shtator 2022, 20:46 Nga k.m.
RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle për të
Foto ilustruese

ELBASAN- Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në Elbasan. Mbrëmjen e sotme, RENEA ka nisur kontrollet për persona që janë të shpallur në kërkim nga operacioni "Plumbi i Artë" e që mendohet se fshihen në zonën e Elbasanit. Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni dhe nëse apo jo persona të arrestuar ose të ndaluar nga kontrollet, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse është kapur personi ose personat që kërkohen.

Deri më tani dhjetra kontrolle janë ushtruar vazhdimisht dhe kryesisht në zonën e Elbasanit, por sa herë "blutë" kanë hyrë në zonë, me objektiv kryesor Talo Çelën, kanë dalë duarbosh. Ndërkohë që Policia e kërkonte me bujë të madhe në Elbasan, në emailet e hakuara të ish-kryepolicit Gledis Nano, raportohej se Çela qarkullonte lirshëm në Tiranë. Madje dhe jo vetëm, por me një grua dhe një fëmijë. Tërësisht i pashqetësuar nga Policia. Mgjithatë nuk përjashtohet mundësia që në zonë të kërkohet dhe ndonjë personazh tjetër i njohur në botën e krimit. 

renea renea ne elbasan

Sondazh

Poll