Aktualitet

Digjen dy pallate në Tiranë, Policia: S'ka të lënduar

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

30 Shtator 2022, 20:44 Nga k.m.
Digjen dy pallate në Tiranë, Policia: S'ka të lënduar
Foto ilustruese

TIRANË- Dy pallate janë djegur në Tiranë. Kati i dytë i një pallati në lagjen "Lord Bajron" në Tiranë është përfshirë nga zjarri, ndërsa një tjetër në rrugën "Lura" ka pasur po në të njëjtin "fat". Por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2022, në rrugën "Lord Bajron", ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit I. K., 66 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

---

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2022, në Kamzë, në rrugën "Lura", ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases N. H., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

tirane

Sondazh

Poll