Aktualitet

IMT ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “Ideal Construction”

Dokumenti i kallëzimit është publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili kujton rastin e 4 mijë e 646 metrave katrorë në qendër të Tiranës të ndërtuara pa leje, për të cilat IMT kërkonte hetime për administratorin Ferzilet Hajdëri për veprën “Ndërtim i paligjshëm”.

30 Shtator 2022, 19:11 Nga k.m.
IMT ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë
Foto ilustruese

TIRANË- Inspektoriati i Mbrojtes së Territorit ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “Ideal Construction”. Kallëzimi është bërë me 1 korrik 2022 nga kryeinspektori Ajet Zyberaj ndaj shoqërisë "Ideal Construction". Dokumentat i ka nxjerrë kryeministri Edi Rama, ku IMT ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “Ideal Construction” për ndërtim të jashtëligjshëm.

Dokumenti i kallëzimit është publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili kujton rastin e 4 mijë e 646 metrave katrorë në qendër të Tiranës të ndërtuara pa leje, për të cilat IMT kërkonte hetime për administratorin Ferzilet Hajdëri për veprën “Ndërtim i paligjshëm”.

Në dokument shkruhet: Janë në shkelje të plotë të kushteve të lejes së miratuar, përbën rrethanë rënduese dhe konsumim të veprës penale për subjekin ndërtues. jemi mëse të bindur dhe kemi besim të plotë në hetimin e këtij procedimi penal duke nxjerrë personat përgjegjës.

Lidhur me aksionin për konfiskimin e kullave, ditën e sotme 4 zyrtarë të Policisë në Farkë përfshirë edhe shefin e Komisariatit nr.1, Bujar Mehmeti janë pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore që ka vendosur pezullimin për 30 ditë edhe për Flamur Sulën, shef i postës policore në Farkë, inspektorin e krimeve, Alban Rama dhe specialistin Nazmi Kareci. Ata akuzohen se janë përfshirë në çështjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës, ku dyshohet se nuk kanë marrë masa për të ndaluar ndërtimet pa leje.

Pak kohë më parë, qeveria, miratoi një vendim që tentonte të amnistonte ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Por vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg. Me gjithë tentativën e qeverisë për amnisti, zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e territorit me sa duket kanë ngurruar të mbajnë përsipër riskun për të mos bërë kallëzim penal, pasi kjo i ngarkon me përgjegjësinë e moskallëzimit të krimit. Deri më tani janë konfiskuar dy ndërtime, ndërsa Pëllumb Salillari u bë biznesmeni i parë që kallëzohej penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.

edi rama konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll