Aktualitet

DOKUMENTI/ Prej 21 vitesh lumi Buna s'ekziston në Shkodër, poshtë urës i regjistruar një shesh!

Sipas dokumentit, regjistrimi i fundit i përket datës 18 mars 2001 ndërsa regjistrimi fillestar është i vitit 1886, vit kur nisën punimet për ndërtimin e urës së Bunës e cila sot është monument kulture dhe përdoret vetëm nga këmbësorët.

30 Shtator 2022, 18:20 Nga F.M
DOKUMENTI/ Prej 21 vitesh lumi Buna s'ekziston në Shkodër,
Lumi Buna

SHKODËR- Që nga viti 2001 poshtë urës së vjetër të Bunës rezulton që të jetë shesh pa lumin Buna. Shkodraëeb ka publikuar dhe dokuementin që tregon se prej 21 vitesh lumi Buna është zhdukur në hartat e hipotekës së Shkodrës dhe poshtë urës së vjetër rezulton një shesh.

Në kartelën e pasurisë së paluajtshme ku poshtë urës së vjetër të Bunës në dokument në vend të lumit Buna është shesh, kur në fakt lumi Buna ka mijëra vite ekzistencë.

Sipas dokumentit, regjistrimi i fundit i përket datës 18 mars 2001 ndërsa regjistrimi fillestar është i vitit 1886, vit kur nisën punimet për ndërtimin e urës së Bunës e cila sot është monument kulture dhe përdoret vetëm nga këmbësorët.

Për ta ndryshuar dokkumentin, nevojitet një Vendim i Këshillit të Ministrave.

DOKUMENTI/ Prej 21 vitesh lumi Buna s'ekziston në Shkodër,
Dokumenti

Ura e Bunës është një urë mbi lumin Buna dhe është ndërtuar me fondet e qeverisë osmane në vitin 1889, në sajë të iniciativës së Guvernatorit të Shkodrës, Qazim Pasha, si dhe bashkëpunimit të tij me kryetarin e Bashkisë së asaj kohe, Bektash Kazazi. Ura u projektua nga inxhinieri turk Ali Beu.

lumi buna shkoder ura e bunes

Sondazh

Poll