Aktualitet

Vrasja e Xhuvanit/ Ç'ndodhi gjatë seancës? Paplekaj kërkon rihetim, gjykata shtyn vendimin

Herën e kaluar seanca u shty pasi policia nuk mundi të ofronte transportin e të pandehurit me forca sigurie. Kjo gjë u bë e ditur nga avokati i Paplekajt, i cili tha se kishte marrë një e-mailnga burgu, përmes të cili ishte informuar se nuk ka kapacitet për transportin e tij.

30 Shtator 2022, 10:06 Nga F.M
Vrasja e Xhuvanit/ Ç'ndodhi gjatë seancës? Paplekaj
Arbër Paplekaj

ELBASAN - Ditën e sotme në seanca e shtatë për pandehurin Arbër Paplekaj , i cili akuzohet për vrasjen e Pjesë Xhuvanit. Prokuroria kërkon kohë për të shqyrtuar kërkesat e 9 avokatëve dhe pretendimet e tyre për dosjet. Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjeve dhe rishqyrtimit të disa akteve të ekspertizës.

Ndërsa seanca e radhës u la ditën e hënë në orën 12: 45 Pritet që gjykata të vendosë për dërgimin e çështjeve në gjyq. Pas vendimit do të vijojë procesi normal i gjykimit.

Herën e kaluar seanca u shty pasia politika nuk mundi të ofronte transportin e të pandehurit me forca sigurie. Kjo gjë u bë e ditur nga avokati i Paplekajt, i cili tha se kishte marrë një e-mail nga burgu, përmes të cilit ishte informuar se nuk ka kapacitet për transportin e tij.

Si ndodh vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

pjerin xhuvani arber paplekaj vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll