Bota

Putin gati të nënshkruajë dekretet e aneksimit, Zelenskyy takim urgjent të Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Të enjten mbrëma, këshilltari i Zelensky, Mikhailo Podolyak e quajti ceremoninë e sotme një "shfaqje të çuditshme të Kremlinit".

30 Shtator 2022, 13:14 Nga d.a.
Putin gati të nënshkruajë dekretet e aneksimit, Zelenskyy takim
Zelenskyy

UKRAINË- Zëdhënësi i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, Sergii Nykyforov tha dje në Facebook se kreu i shtetit ka thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës përpara nënshkrimit të dekreteve nga Vladimir Putin për aneksimin e katër territoreve të Ukrainës.

Të enjten mbrëma, këshilltari i Zelensky, Mikhailo Podolyak e quajti ceremoninë e sotme një "shfaqje të çuditshme të Kremlinit". Në një tweet, ai tha se ceremonia nuk ka kuptim ligjor.

Presidenti rus Vladimir Putin ditën e sotme pritet të firmosë zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve rusishtfolëse në Ukrainë ku përfshihet, Luhansk, Donetsk, Kharkiv dhe Zaporozhia. Ky vendim erdhi pas një referendumi të mbajtur prej 4 ditësh në këto rajone ku sipas Moskës populli votoi pro bashkimit me Rusinë.

sergii nykyforov aneksimi i 4 rajoneve te ukraines volodymyr zelensky

Sondazh

Poll