BE bie dakord për taksën e papritur për firmat e energjisë, paratë e mbledhura do të shkojnë për shtresat në nevojë
energjia elektrike BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë masa urgjente për të ngarkuar firmat e energjis&...
Sipas dokumentit të publikuar, Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt.
HAGË- Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për amandamentimin e aktakuzës së konfirmuar ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Sipas dokumentit të publikuar, Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt.
“Prokuroria Speciale kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e Konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime të kryera kundër të paktën një viktime ndërmjet rreth [Redaktuar] 1999 në një shtëpi ose rreth Ferizajt. Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështet në provat e [Redaktuar] dhe se konsideron se ka tani nuk prova të pamjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Hagës dhe ka urdhëruar të njëjtit që të tërheqin pretendimet e cekura rreth një krimi të pretenduar në Ferizaj.
“Aktakuza e konfirmuar e Ndryshuar do të ngrihet deri të premten, 30 shtator 2022”, thuhet në vendim.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë prej muajit Nëntor të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Deri tani prokuroria ka administruar provat dhe dëshmitë e atyre që pretendojnë se janë torturuar nga Thaci, Veseli, Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. Pikërisht këtë raport 11 vite me pas synon që ta rrezojë si të pabazuar kryeministri shqiptar Rama që do të flasë para Këshillit të Evropës në Strasbourg më 12 Tetor pasdite.
energjia elektrike BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë masa urgjente për të ngarkuar firmat e energjis&...
Foto ilustruese Pa shqiptarët, kokaina nuk vjen në Europë. Kështu përshkruhet tash për tash roli i shqiptarëve në t...
Rusi RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të nënshkruajë më 30 shtator ato që Rusia i konsideron “traktate të a...
Eurozone BRUKSEL- Inflacioni në Eurozonë ka arritur në 10 për qind në muajin shtator, njëherësh shifra më e lart&eu...
Wolfgang Kubicki dhe Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ngriti një padi kundër nënpresidentit të Bundestagut...
Çitaku dhe Gervalla KOSOVË- Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur si mjerim e për keqardhje qëndrimin e ...
kosove KOSOVË- Shpresat që viti i ri shkollor mund të nisë më 3 tetor në të gjitha institucionet publike të Kosov&e...
france FRANCË- Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Francë kishin në fokus shërbimin urban dhe sh...
BE BRUKSEL- Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për...
Ambasada italiane ITALI- Ambasada italiane në Moskë ka këshilluar shtetasit italianë të konsiderojnë nëse do të lar...