Bota

Nuk përmendi rezolutën e Shqipërisë për Dick Martin, Çitaku: Do kvrkojmë interpelancë për Gërvallën

Çitaku tha se fillimisht e lexoi si deklaratë qëndrimin e Gërvallës, teksa shtoi se fillimisht nuk e besoi atë qëndrim dhe më pas theksoi se do të kërkojë interpelancë.

30 Shtator 2022, 11:23 Nga d.a.
Nuk përmendi rezolutën e Shqipërisë për Dick Martin,
Çitaku dhe Gervalla

KOSOVË- Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur si mjerim e për keqardhje qëndrimin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ndaj fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të mbajtur në OKB.

Çitaku tha se fillimisht e lexoi si deklaratë qëndrimin e Gërvallës, teksa shtoi se fillimisht nuk e besoi atë qëndrim dhe më pas theksoi se do të kërkojë interpelancë.

Është vërtetë mjerim dhe për keqardhje. Përtej faktit që as nuk e përshëndet iniciativën e Shqipërisë, thotë se kjo është çështje e tyre. Kjo nuk është cështje vetëm e tyre, kjo është një përgjegjësi që kryeministri Rama e ka marrë mbi supe për hir të historisë sonë”, është shprehur Çitaku në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, e dyta e PDK-së tha se Rama nuk ka iniciativë për të mbrojtur një emër të përveçëm, por për t’i mbrojtur bartësit e luftës çlirimtare të Kosovës.

“Raporti i Dick Martyt synon ta rrënojë rrëfimin për Kosovën, për luftën tonë dhe rrjedhimisht të delegjitimoj ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë dhe shtetësinë tonë”.

“Pra, duke e mbrojtur presidentin Thaçi, ne e mbrojmë rrëfimin për Kosovën, i mbrojmë fundamentet e shtetit tonë. Dhe të qëndrosh totalisht indiferent, ishte përtej imagjinatës”, është shprehur Çitaku, njofton Klankosova.tv.

Rezoluta kaloi në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar maxhorancën dhe opozitën për të mbajtur të njëjtin qëndrim, pavarësisht përplasjeve të forta politike që kanë pasur së fundmi. Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç'njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK.

vlora citaku donika gërvalla-schwarz rezoluta per dick marty

Sondazh

Poll