Aktualitet

Ishte i dehur dhe hyri në krahun e gabuar të rrugës, 67-vjeçari shqiptar shkakton akisdent në Itali

Sipas gjetjeve fillestare, duket se 67-vjeçari shqiptar ka qenë duke udhëtuar përgjatë Via Del Bianco, kur në rrethrrotullimin e kryqëzimit me Adriatikun do të kishte marrë në drejtim të gabuar.

30 Shtator 2022, 09:26 Nga d.a.
Ishte i dehur dhe hyri në krahun e gabuar të rrugës,
Policia italaine

ITALI- Një shtetas shqiptar 67 vjeç, me nivelin e alkoolit që i kalonte 2 g/l, ka qenë protagonist i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Misano Adriatico në Statale 16.

Sipas mediave vendase, policia rrugore ka ndërhyrë në vend ku po ka arritur të rindërtojë dinamikën e ngjarjes dhe të zbardhë rrethanat e aksidentit. Sipas gjetjeve fillestare, duket se 67-vjeçari shqiptar ka qenë duke udhëtuar përgjatë Via Del Bianco, kur në rrethrrotullimin e kryqëzimit me Adriatikun do të kishte marrë në drejtim të gabuar.

Pikërisht në atë moment po kalonte një Ford Transit, shoferi i së cilës nuk mundi të bënte asgjë për të shmangur goditjen, e cila ishte shumë e dhunshme. Shqiptari ka ngecur në makinë, aq sa ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve për lirimin e tij. Pavarësisht përplasjes së fortë nuk ka persona të lënduar rëndë. 

Sipas pasojë e aksidentit u regjistruan ngadalësime të trafikut, ndërsa rruga shtetërore mbeti pjesërisht e mbyllur për të mundësuar kryerjen e operacioneve të shpëtimit. 

arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll