Aktualitet

VIDEO- Operacioni 'Center' në Elbasan, arrestohen dy persona (EMRAT)

Në pranga kanë përfunduar Mariglen Alterziu dhe Alfred Sina, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

30 Shtator 2022, 09:22 Nga A.B
VIDEO- Operacioni 'Center' në Elbasan, arrestohen dy persona
Policia

ELBASAN- Dy persona janë arrestuar pas finalizimit të operacionit policor të koduar 'Center'. Në pranga kanë përfunduar Mariglen Alterziu dhe Alfred Sina, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Për Sinën, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg ", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike.

Ndërsa për Alterziun, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja". 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Center”. Vihen në pranga pasi u lokalizuan në qytetin e Elbasanit, 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Center”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

A. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg ", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike";

M. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

mariglen alterziu alfred sina arrestim ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll