Bota

Ambasada e Italisë në Moskë këshillon shtetasit e saj: Planifikoni largimin nga Rusia para se të jetë vonë

Këshilla vjen në dritën e zhvillimeve më të fundit në mjedisin ndërkombëtar dhe vështirësisë në rritje në lidhjet ajrore dhe rrugore jashtë Rusisë.

30 Shtator 2022, 10:28 Nga d.a.
Ambasada e Italisë në Moskë këshillon shtetasit e saj:
Ambasada italiane

ITALI- Ambasada italiane në Moskë ka këshilluar shtetasit italianë të konsiderojnë nëse do të largohen nga Rusia, në një deklaratë të lëshuar të enjten.

Sipas CNN, këshilla vjen në dritën e zhvillimeve më të fundit në mjedisin ndërkombëtar dhe vështirësisë në rritje në lidhjet ajrore dhe rrugore jashtë Rusisë.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të udhëtosh me ajër nga Federata Ruse në Itali dhe vende të tjera të treta. Në veçanti, ka një rritje dramatike të kostos tashmë të lartë të biletave të shitura nga linjat ajrore këto ditë dhe ka raporte për radhë të gjata në disa pika kufitare që lidhin Federatën Ruse me disa vende fqinje”, thuhet në deklaratë.

Në njoftim thuhet se duke pasur parasysh mbylljen e vazhdueshme të hapësirës ajrore për fluturimet nga Federata Ruse e urdhëruar nga Bashkimi Evropian më 27 shkurtin e kaluar, të gjithë bashkatdhetarët e pranishëm në Rusi këshillohen fuqimisht që të planifikojnë sa më shumë që të jetë e mundur për udhëtime jashtë vendit. Ata që duhet të largohen Federatës Ruse i kërkohet të marrë biletat e disponueshme nga linjat ajrore komerciale sa më shpejt të jetë e mundur.

Ambasada rekomandoi gjithashtu që të shtyhen të gjitha udhëtimet në Federatën Ruse. Në fillim të kësaj jave, Ambasada e SHBA-së në Moskë lëshoi ​​​​një alarm sigurie që u kërkoi përsëri qytetarëve amerikanë të largoheshin  menjëherë nga Rusia, ndërsa ka ende opsione për t'u larguar nga vendi.

ambasada italiane në moskë lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll