Politike

S’ka garë në Shkodër, Rama emëron të besuarën e Tom Doshit si kryetare këshilli, porosia e prerë: Me urdhër votohet B

19 Gusht 2019, 09:11 Nga DOSJA
S’ka garë në Shkodër, Rama emëron të

SHKODER- Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, dega lokale e Partisë Socialiste në Shkodër, ka zhvilluar dje pasdite një mbledhje ku janë bërë edhe propozimet për kryetarin e këshillit.

Burime nga mbledhja, i thanë Dosja.al se dega lokale e PS ka propozuar emrin e Arvit Osjes, ish-kryetar i PS në këtë qytet.

Në këtë moment të deleguarit e qendrës kanë kërkuar që kryetare Këshillit të bëhet Brisejda Kadia, ish-koordinatore e PS. Dega e PS ka refuzuar, duke nisur një debat i cili ka zgjatur plot 5 orë.

Ka ndërhyrë ish-zv.kryeministrja Senida Mesi, e cila iu ka thënë anëtarëve se: Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, nesër do të votohet vetëm emri i Briselda Kadias për kryetare këshilli. Kadra është kandidatura që mbështet Tom Doshi.

Njësoj si në rastin Pjetri, edhe kësaj radhe, ndikimi i deputetit Tom Doshi në Shkodër është i palëkundur.

Vijon…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arvit osja briselda kadia edi rama konstituimi i keshillit bashkiak ne shkoder senida mesi tom doshi arvit osja briselda kadia edi rama konstituimi i keshillit bashkiak ne shkoder senida mesi tom doshi

Sondazh

Poll