Aktualitet

Nisma Thurje protestë nesër para bashkisë së Tiranës: Nuk ka ujë të pijshëm

Me anë të një njoftimi, Nisma bën me dije se protesta e nesërme do të jetë për mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë.

29 Shtator 2022, 21:50 Nga I.A
Nisma Thurje protestë nesër para bashkisë së Tiranës:
Nisma Thurje

TIRANË- Nisma Thurje ka paralajmëruar një protestë ditën e nesërme para bashkisë së Tiranës. Me anë të një njoftimi, Nisma bën me dije se protesta e nesërme do të jetë për mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë. Po ashtu theksohet se janë harxhuar miliona euro nga taskat e qytetarëve dhe sërish nuk ka ujë.  

Njoftimi i Nisma Thurje:

Ditën e nesërme, datë 30.09.2022 "Nisma Thurje" do të protestojë përpara bashkisë së Tiranës për mungesën e ujit të pijshëm në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka marrë mbi 120 milionë euro kredi me argumentin për t'iu ofruar qytetarëve 24 orë ujë të pijshëm. Po ashtu, janë harxhuar miliona euro të mbledhura nga taksat dhe qytetarët vijojnë të mbushin ujë në Dajt. Një tjetër fakt absurd është se bashkia e Tiranës në katër vitet e fundit ka harxhuar 65 mijë euro për të blerë ujë të ambalazhuar për punonjësit e saj.

nisma thurje

Sondazh

Poll