Aktualitet

Dheu zë poshtë makinën në aksin Bukmirë-Rrëshen, shpëtojnë mrekullisht dy persona

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, fillimisht shoferi ka hasur pengesa nga rënia e gurëve, ndaj dhe ka zbritur nga mjeti bashkë me pasagjerin për t'i larguar.

29 Shtator 2022, 20:22 Nga k.m.
Dheu zë poshtë makinën në aksin Bukmirë-Rrëshen,
Pamje nga mjeti nën dhe

MIRDITË- Dy persona kanë shpëtuar mrekullisht mesditën e sotme në aksin rrugor Bukmirë-Rrëshen pas rrëshqitjes së një masivi dheu nga ana e malit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, fillimisht shoferi ka hasur pengesa nga rënia e gurëve, ndaj dhe ka zbritur nga mjeti bashkë me pasagjerin për t'i larguar.

Pikërisht në këtë moment, një masiv dheu është shkëputur nga faqja e malit dhe ka rrëshqitur duke zënë poshtë makinën. Kështu të dy kanë shpëtuar mrekullisht pa përfunduar të mbuluar me dhe brenda mjetit me të cilin qarkullonin. 

Por ngjarja e sotme ishte e paralajmëruar. Sot banorët e zonës dolën në protestë dhe kërkuan rikonstruksionin e plotë të rrugës me gjatësi 16 km, duke pretenduar se cilësua e dobët e punimene po u rrezikon jetën. Rruga Rrëshen-Bukmir është ndërtuar ne vitin 2017 nga kompania që shfrytëzon HECI-in në këtë zonë.

mirdit aksi bukmire-rreshen

Sondazh

Poll