Aktualitet

“Ëndrrat tona, s’janë teka”! Nxënësit e “Mehmet Akif” mbushin zyrën e Ramës me mesazhe (FT)

Të shoqëruar edhe nga prindërit, në orën 18:30 ata janë grumbulluar pranë godinës së kryeministrisë duke ngritur zërin për mbylljen e shkollës, që e cilësojnë një akt të paligjshëm dhe të diktuar nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

29 Shtator 2022, 20:14 Nga e.k
“Ëndrrat tona, s’janë teka”! Nxënësit e
Pamje nga kryeministria

TIRANË- Nxënësit e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”, shkollë e cila u mbyll me vendim të qeverisë rreh 10 ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, me arsyetimin se nuk përmbushte disa nga kushtet teknike për zhvillimin e mësimit, kanë dalë sot sërish në protestë.

“Ëndrrat tona, s’janë teka”! Nxënësit e

Të shoqëruar edhe nga prindërit, në orën 18:30 ata janë grumbulluar pranë godinës së kryeministrisë duke ngritur zërin për mbylljen e shkollës, që e cilësojnë një akt të paligjshëm dhe të diktuar nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Ëndrrat tona, s’janë teka”! Nxënësit e

“Ëndrrat tona, s’janë teka fëminore”, “Pse na lini në baltë e s’na përkrahni”, “Arsimi ynë, prioriteti juaj” dhe “Ne nuk heqim dorë”, ishin disa nga mesazhet që mbuluan për disa minuta sipërfaqen e murit ku ndodhet edhe zyra e kryeministri Rama.

Kjo është dita e katërt e protestës, ndërsa dhe më herët, nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif  kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për heqjen e licencës. Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe transferimin e nxënësve në shkolla të tjera.

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar. Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës. Por po ashtu, kryeministri nuk tregon se cilat kritere nuk i ka plotësuar godina e re, pretendim për të cilin u mbyll kolegji. Asnjë koment nuk jepet as për mbylljen e kopshtit.

mbyllet shkolla “mehmet akif” edi rama

Sondazh

Poll