Bota

120 mln euro tym! Abazoviç PROVOKON Gjukanoviçin, i djeg vetë cigaret kontrabandë (FT)

Sot, ai shkoi dhe dogji vetë pakot e cigareve që u kapën pak kohë më parë në portin e Tivarit, që sipas tij ishte goditja më e madhe për personat e përfshirë në krimin e organizuar, duke drejtuar gishtin edhe nga presidenti i vendit. 

29 Shtator 2022, 18:29 Nga k.m.
120 mln euro tym! Abazoviç PROVOKON Gjukanoviçin, i djeg vetë
Dritan Abazoviç

PODGORICË- Kryeministri në ikje i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka provokuar kundërshtarin e tij politik, presidentin Milo Gjukanoviç, duke i bërë vetë "duart pis". Sot, ai shkoi dhe dogji vetë pakot e cigareve që u kapën pak kohë më parë në portin e Tivarit, që sipas tij ishte goditja më e madhe për personat e përfshirë në krimin e organizuar, duke drejtuar gishtin edhe nga presidenti i vendit. 

“Kur këto mallra përfundojnë në furrë,”-tha Abazoviç. Po ashtu, ministri pa portofol Zoran Miljaniç tha se Mali i Zi me shkatërrimin e cigareve po u dërgon mesazh të gjitha grupeve të organizuara se nuk ka pazar me shtetin.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së të hyrave dhe doganave, Rade Millosheviç javën e ardhshme ai ka paralajmëruar një konferencë për media ku bashkë me kryeministrin do të prezantojnë se çfarë është bërë në 30 vitet e fundit për kontrabandën e cigareve dhe efektet në buxhet. Millosheviç theksoi se nga dhjetë kompanitë nga të cilat janë marrë cigaret, katër fillimisht kanë hequr dorë nga paditë ndaj shtetit, ndërsa procedimi është në vazhdim me gjashtë.

Po pse e bëri Abazoviç vetë djegien e cigareve?

Disa ditë më parë, në një intervistë për emisionin "Opinion" tha se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së tij erdhi pas një operacioni antikontrabandë që çoi në kapjen e një sasie të madhe cigaresh që ishin në pronësi të një kompanie, sipas Abazoviç të lidhur me Gjukanoviç.

"A e dini kur ka filluar të rrëzohej qeveria? Jo kur ishte shkruar kontrata me kishën, por 10 ditë pasi kam hyrë në kabinet. Kur kemi bërë një aksion të madh në portin e Tivarit dhe kemi kapur 148 mijë paketa cigare, në treg kishte vlerën mbi 120 milionë euro. Ishin cigare kontrabandë, që janë të konfiskuara prej shtetit dhe do t’i djegim. Çka ka ndodhur? Në atë moment, ajo ka qenë 10-12 ditë pasi ka nisur qeveria e re. Kush ishte pronari i këtyre? Janë disa pronarë. Por pronari është një kompani që e kam përmendur në parlamentin e Malit të Zi, që ka të bëjë me ndërtimin në Mal të Zi, e cila ishte afër Gjukanoviç, edhe financon komplet median dhe fushatën kundër meje për shkak të këtyre gjërave,"-tha Abazoviç. 

Emri i Milo Gjukanoviç i lidhur me cigaret kontrabante u shfaq për hetë të parë në një padi të vitit 2002 nga prokurorët e BE-së kundër kontrabandës së cigareve në SHBA-së që tregonte se si kompanitë që ai kontrollon, duhet të taksohen me shumën prej 30 dollarësh në çdo vend që kalojnë. Gjukanoviç nuk u akuzua asnjëherë, por ai vetë gjithnjë i ka mohuar përfshirjet në kontrabandën me cigare.

dritan abazoviç dritan abazoviç djeg cigare

Sondazh

Poll