Politike

“Pse je ti këtu”? Ish-të përndjekurit përzënë Finon nga aktiviteti në Lushnje: Na e keni borxh

19 Gusht 2019, 08:41 Nga DOSJA
“Pse je ti këtu”? Ish-të përndjekurit

LUSHNJE– Aktiviteti organizuar nga Autoriteti i Dosjeve në kujtim të të përndjekurve politikë në Lushnjë u shoqërua me debate dhe incidente ditën e djeshme. 

Një pjesë e të pranishmëve dhe e familjeve të ish-të internuarve ishin të pakënaqur me faktin që emrat e tyre nuk u përmendën nga kryetarja e autoritetit të dosjeve. Ndërsa të tjerë kërkuan largimin e zotit Fino nga salla.

Më pas familjarët e disa prej të internuarve braktisën aktivitetit, ndërsa drejtuesja e autoritetit të Dosjeve tha se institucioni që drejton është apolitik.

Deputeti Fino tha se prania e tij në sallë ishte në respekt të atyre që vuajtën në internime apo burgjet e komunizmit.

“Pse je ti këtu, ti je i Partisë Socialiste. Ti nuk ke të drejtë të flasësh. Nuk ke të drejtë të jesh këtu”, unë jam rritur rrugëve të Italise dhe na e keni borxh”, tha një përfaqësues i të përndjekurve në sallë.

“Bashkim Fino nuk duhet të ishte sot këtu”, u shpreh një tjetër. Mirëpo, Fino u është përgjigjur se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë dhe se ai ishte i pranishëm për të vlerësuar sakrificën e tyre dhe për ti mbështetur. “Po unë ç’lidhje kam me këto që thua ti. Prezenca jonë këtu është për të vlerësuar dhe aspak për të deniguar. Prezenca e kryetarit të bashkisë së Lushnjes dhe e imja si deputet i qytetit është në funskion të vuajtjeve që kanë kaluar këta të presekutuar”, tha Fino.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkim fino incidenti me finon ish te persekutuarit lushnje bashkim fino incidenti me finon ish te persekutuarit lushnje

Sondazh

Poll