Bota

Të shtëna me armë në një shkollë në Kaliforni, 6 persona mbeten të plagosur

Zyrtarët ende nuk kanë konfirmuar nëse studentët ishin të moshës 18 vjeç ose më të rritur.

29 Shtator 2022, 07:55 Nga A.B
Të shtëna me armë në një shkollë në
Vendi i ngjarjes

SHBA- Të shtëna me armë brenda një shkolle në lindje të Oakland. Gjashtë persona kanë mbetur të plagosyr nga të shtënat me armë zjarri. Të gjithë këto persona janë dërguar në spitalet lokale, tha Departamenti i Policisë në Oakland në një konferencë për shtyp.

Zyrtarët ende nuk kanë konfirmuar nëse studentët ishin të moshës 18 vjeç ose më të rritur.

Të shtënat ndodhën rreth orës 12:45 pasdite në shkollën e mesme “Rudsdale Neëcomer” të kampusit King Estates, e cila strehon katër shkolla që përfshijnë gjithashtu Sojourner Truth Independent Study dhe BayTech Charter School. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar se si ndodhën të shtënat.

“Dhuna e sotme me armë në shkollën Sojourner Truth trondit shpirtin, shkollat ​​tona janë strehë për fëmijët tanë”, tha kryebashkiaku i Oakland, Libby Schaaf në një postim në Tëitter. 

Ende nuk ka një konfirmim nëse policia ka identifikuar personin që kreu sulmin./Burimi: The Guardian

te shtena me arme ne shba kaliforni

Sondazh

Poll