Bota

Dukës më të rëndësishëm të Britanisë i hiqet patenta, s'organizon dot kurorëzimin e Charles III

Duka i Norfolk u shpall fajtor për drejtimin e makinës teksa përdorte një telefon celular në prill në Battersea dhe kalonte me semafor të kuq. Duka më pas u tha efektivëve se ishte folur me gruan e tij në telefon.

28 Shtator 2022, 22:58 Nga k.m.

 

Dukës më të rëndësishëm të Britanisë i
Edward Fitzalan-Howard

 

BRITANI E MADHE- Edward Fitzalan-Howard është duka më i rëndësishëm dhe i pushtetshëm në Britaninë e Madhe, përgjegjës i çdo ceremonie zyrtare, e së fundmi organizatori i funeralit të mbretëreshës Elizabeth II. Por kjo nuk e përjashton atë nga rregullat e bashkëjetesës, dhe nuk e lartëson atë përtej ligjit.

Sipas mediave të huaja, ai duhet të heqë dorë nga patenta e shoferit për gjashtë muaj. Duka i Norfolk u shpall fajtor për drejtimin e makinës teksa përdorte një telefon celular në prill në Battersea dhe kalonte me semafor të kuq. Duka më pas u tha efektivëve se ishte folur me gruan e tij në telefon.

Përveç pezullimit të lejes së drejtimit, Duka i Norfolk duhet të paguajë edhe një gjobë prej 1200 paund. Avokatët e tij kishin shpresuar më parë se ndalimi nuk do të zbatohej pasi Fitzalan-Howard ishte i përfshirë në organizimin e kurorëzimit të mbretit Charles III që mund të ndodhë pranverën e ardhshme.

Duka është përgjegjës për organizimin e ceremonive kryesore të Gjykatës dhe Parlamentit në Angli, madje së fundmi ai organizoi funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II (1926-2022).

edward fitzalan-howard

Sondazh

Poll