Bota

Uragani përfshin Floridan - Parashikuesit paralajmërojnë për një stuhi "historike"

Në Venece, një qytet bregdetar me 24,000 banorë midis Tampa dhe Fort Myers, kishte filluar të binte shi që nga mesdita, ndaj shumë rrugë u përmbytën. Më shumë se 200,000 shtëpi dhe biznese janë tashmë pa energji në Florida, dhe guvernatori Ron DeSandis tha se "kjo është vetëm një pikë në oqeanin e asaj që do të ndodhë në 24-48 orët e ardhshme".

28 Shtator 2022, 22:26 Nga k.m.
Uragani përfshin Floridan - Parashikuesit paralajmërojnë për
Pamje nga Florida

FLORIDA- Roja Bregdetare amerikane ka nisur kërkimet për 23 emigrantë të zhdukur pasi anija me të cilën po udhëtonin në brigjet e Floridës, ku po godet uragani i fuqishëm Ian. Cikloni Ian po lëviz me shpejtësi prej 250 kilometrash në orë, megjithatë, parashikuesit bëjnë me dije se do të dobësohet ndërsa arrin në tokë deri në qarkun Charles, në veri të Fort Myers.

Nga ana tjetër autoritetet kanë paralajmëruar banorët se tani është tepër vonë për t'u larguar nga zona. 

Në Venece, një qytet bregdetar me 24,000 banorë midis Tampa dhe Fort Myers, kishte filluar të binte shi që nga mesdita, ndaj shumë rrugë u përmbytën. Më shumë se 200,000 shtëpi dhe biznese janë tashmë pa energji në Florida, dhe guvernatori Ron DeSandis tha se "kjo është vetëm një pikë në oqeanin e asaj që do të ndodhë në 24-48 orët e ardhshme".

Më herët gjatë javës, autoritetet u kërkuan 2.5 milionë banorëve të rajonit të largoheshin, por shumë injoruan paralajmërimet dhe qëndruan në shtëpi. Madje dhe bënin 'selfie' me ciklnin që vinte drejt tyre. Por ka edhe nga ana që kanë marrë masa.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden foli me guvernatorin e Floridës Ron DeSantis të martën në mbrëmje dhe diskutoi se si qeveria federale mund ta ndihmonte Floridën.

“Administrata ime është në gatishmëri dhe po vepron për të ndihmuar Floridën. E kam miratuar menjëherë kërkesën e Floridës për ndihmë urgjente. Agjencia e emergjencave ka vendosur 700 punonjës në Florida para uraganit. Guvernatori ka aktivizuar 5 mijë pjestarë të gardës kombëtare dhe 2 mijë pjestarë do të vijnë nga shtete të tjera”, tha Presidenti Biden.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, u bëri thirrje banorëve të Floridës jugperëndimore që të evakuoheshin menjëherë.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se forcimi i stuhisë përgjatë brigjeve të Gjirit të Meksikës mund të ketë pasoja katastrofike, me disa zona që mund të bëhen të pabanueshme për javë ose muaj. Banorët janë evakuuar nga zonat e rrezikshme ndërsa aeroportet kanë ndaluar fluturimet. Uragani Ian goditi provincën Pinar del Rio të Kubës herët të martën. Autoritetet ndërprenë energjinë elektrike për të gjithë provincën prej 850,000 banorësh si masë paraprake dhe evakuuan 40,000 njerëz nga zonat e ulëta bregdetare. Por tani po shkon drejt Floridës. Një gjë është e sigurtë; dëme do ketë shumë.

florida stuhia ian

Sondazh

Poll