Bota

ME VIDEO- Dy avionë përplasen me njëri-tjetrin në aeroportin e Heathrow

Fluturimi i Korean Air KE908 mësohet se ka gërvishtur një aeroplan tjetër në një pistë në aeroportin Heathrow.

28 Shtator 2022, 23:06 Nga k.m.
ME VIDEO- Dy avionë përplasen me njëri-tjetrin në aeroportin
Pamje nga aeroporti Heathrow

BRITANI E MADHE- Ekipet e emergjencës kanë zbritur në pistë pasi janë përplasur 2 aviona. Incidenti ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, ku avioni i Korean Air KE908 mësohet se ka gërvishtur anën e një avioni të Icelandair gjatë taksimit në aeroportin e Londrës.

Heathrow që atëherë ka konfirmuar se përplasja ka ndodhur, por shtoi se ekuipazhet e emergjencës po sigurohen që të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi të jenë të sigurt dhe mirë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së mërkurës. Një video e postuar nga ish-gazetari Steve Smith tregon rreth pesë automjete të shërbimit të urgjencës ndodhen në vendngjarje, por ai tha se "nuk kishte zjarr", gjë që mund të konsiderohet si shenjë e mirë.

Fluturimi KE908 dihet të nisej në orën 19:35 për në Seul, Korea e Jugut, por ende nuk është larguar nga aeroporti.

heathrow

Sondazh

Poll