Bota

“S’keni të drejtë të na kërcënoni”, Athina i përgjigjet Ankarasë: Jemi pro dialogut, por nëse do të jetë domosdoshme do mbrohemi

Ministria e Jashtme greke, në reagim e saj bën me dije se Greqia nuk paraqet asnjë kërcënim për Turqinë, duke përsëritur se vendi është pro dialogut.

28 Shtator 2022, 22:06 Nga e.k
“S’keni të drejtë të na kërcënoni”,
Nikos Dendias

GREQI- Greqia i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, pas mbledhje së Këshillit të Sigurimit të mbajtur sot në presidencën e Erdogan.

Ministria e Jashtme greke, në reagim e saj bën me dije se Greqia nuk paraqet asnjë kërcënim për Turqinë, duke përsëritur se vendi është pro dialogut.

“Turqia ka çdo të drejtë të mbrojë interesat e saj me çdo mjet ligjor, me kushtin bazë që të pranojë rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Megjithatë, ajo nuk ka të drejtë të shkelë në mënyrë flagrante të Drejtën Ndërkombëtare dhe të kërcënojë Greqinë me luftë. Greqia nuk paraqet asnjë rrezik siç pretendon Turqia. Jemi pro dialogut në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Theksojmë se Greqia do të mbrojë interesat dhe të drejtate saj legjitime nëse lind nevoja”, tha ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias.

Më herët, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit , e cila zgjati katër orë, Turqia foli për provokime greke. 

“Veprimet provokuese të Greqisë, e cila nuk ka hequr dorë nga praktikat e saj të paligjshme, pavarësisht thirrjeve tona për të respektuar ligjin ndërkombëtar, janë diskutuar së fundmi tërësisht”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ankaraja për takimin. 

Të pranishëm ishin komandanti i Forcave Ajrore, gjenerali Attila Gülan dhe komandanti i Marinës, Admirali Erçumed Tatlioglu.

greqi turqi nikos dendias

Sondazh

Poll