Bota

Deklarata e bujshem e presidentit maqedonas, Pendarovksi: “Po të merrja 400 euro rrogë, edhe unë do të largohesha nga vendi

Në fjalën e tij para të rinjve Pendarovski u shpreh se dhe ai vetë do të ikte nga Maqedonia për shkak se mundësia për të qëndruar të rinjtë në Ballkan është në atë që të fillojnë të përdorin resurset e tyre dhe të vazhdojnë nismat rajonale që të krijohet diçka si BE e vogël.

28 Shtator 2022, 19:37 Nga d.a.
Deklarata e bujshem e presidentit maqedonas, Pendarovksi: “Po të
Pendarovski

MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, duke folur para të rinjve që marrin pjesë në Forumin e liderëve të rinj në Novi Sad ka bërë një deklaratë të bujshme.

Në fjalën e tij para të rinjve Pendarovski u shpreh se dhe ai vetë do të ikte nga Maqedonia për shkak se mundësia për të qëndruar të rinjtë në Ballkan është në atë që të fillojnë të përdorin resurset e tyre dhe të vazhdojnë nismat rajonale që të krijohet diçka si BE e vogël.

Këtë deklaratë e kritikoi opozitarja VMRO-DPMNE, sipas së cilës, Maqedonia nuk ka më kohë për të pritur. Menjëherë pas deklaratës reagoi edhe vetë presidenti sipas së cilit fjalët e tij menjëherë janë përdorur për llogaritje politike-partiake dhe se të gjithë udhëheqësit politik kanë përgjegjësi, nga pavarësia e deri më sot.

Ata kanë vetëm një jetë, të gjithë ne kemi vetëm një jetë dhe askush nuk është i çmendur që ta harxhoj në negociatat me BE që zgjasin vite të tëra, ndërsa paga mestarë në vendin tim është 400 euro. Të mos isha president edhe vetë do të largohesha nga vendi im”, deklaroi Pendarovski.

stevo pendarovski paga minimale ne maqedoni

Sondazh

Poll