Insights

Si do të hyjë Shqipëria në BE kur nuk ka liri shtypi?

Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, por sipas Reporterëve pa Kufij vështirë se atje ka liri të shtypit. Kryeministri Edi Rama ndërkohë ofendon gazetarët.

28 Shtator 2022, 19:59 Nga k.m.
Si do të hyjë Shqipëria në BE kur nuk ka liri shtypi?
Edi Rama

Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Negociatat e pranimit kanë nisur që nga vera, por Komisioni i BE-së duket se nuk po i kushton shumë vëmendje çështjes së lirisë së shtypit, kritikon Birger Schütz nga Reporterët pa Kufij (RSF). Në renditjen e lirisë së shtypit, vendi është shumë prapa – në vendin e 103-të nga 180 vende.

Vlerësim i gabuar në Bruksel

Schütz kërkon që BE-ja ta trajtojë këtë problem në mënyrë kritike dhe me zë të lartë. Në hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen madje vlerësoi Shqipërinë për një shtyp të lirë. Duke pasur parasysh renditjen aktuale të lirisë së shtypit, ishte konstatim befasues. 

Vetëm në verë kryeministri Edi Rama e qortoi publikisht një gazetar televiziv në një konferencë për shtyp para kamerave dhe e kërcënoi me “riedukim”. Von der Leyen duhet të kishte qenë kritike për këtë. Përveç kësaj, Rama më pas e përjashtoi televizionin nga konferencat e mëtejshme për shtyp të qeverisë për 3 muaj. Gazetari bëri pyetje kritike për aktivitetet e një investitori të rëndësishëm në turizmin shqiptar. Ndërsa më herët, një gazetare u përjashtua për 30 ditë sepse e pyeti për korrupsion.

Përfaqësuesi i RSF-së kritikon se në klasën politike shqiptare ka mungesë ndërgjegjësimi për lirinë e shtypit. Rama është një figurë qendrore , por edhe shumë politikanë dhe ministra të tjerë nga Partia Socialiste.

Qysh në vitin 2017, gazetarët shqiptarë bojkotuan shkurtimisht konferencat për shtyp të kreut të qeverisë pasi më parë i kishte quajtur “idiotë”. Rama akuzon gazetarët për përhapje të “fake news” dhe gënjeshtra apo shpifje ndaj politikanëve dhe individëve privatë. Në një forum mediatik të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) vitin e kaluar, ai e krahasoi punën e gazetarëve me "propagandën naziste".

Schütz kërkon që politikanët në Shqipëri të kenë një ton thelbësisht të ndryshëm ndaj gazetarëve.

“Kjo përfshin respektin dhe përgjithësisht një pranim të rolit të gazetarit.”

Përveç kësaj, disa ligje të medias do të duhej të shiheshin sërish në mënyrë kritike. Sipas përfaqësuesit të RSF-së, në Shqipëri nuk ka traditë që media të shihet si i katërti pushtet.

“Ka të bëjë me trashëgiminë totalitare të diktaturës Hoxha”.

Përveç kësaj, ka një polarizim ekstrem të tregut mediatik.

"Në parim, tregu përcaktohet nga katër ose pesë shtëpi të mëdha mediatike,"-thotë Schütz. Të gjithë mund të gjurmohen tek oligarkët ose sipërmarrësit që kanë interesa specifike politike. Ka edhe transmetim publik, por është i afërt me qeverinë dhe nuk ka një ndikim të madh në krahasim me kanalet private./deutschlandfunkkultur.de

edi rama liria e mediave ne shqiperi

Sondazh

Poll

Insights 28 Shtator 2022, 09:10 Ditmir Bushati

Pesë mësime nga Italia

Itali Të mësuar me “rrëmujën” e politikës italiane, por edhe me faktin se lidhja mes Shqipërisë dhe Italis&e...

Insights 27 Shtator 2022, 19:01 Ola Xama

Sa i kushton qeverisë lobimi amerikan?

TEC-i i Vlorës Një ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e shoqëruar nga Ambasador...

Insights 26 Shtator 2022, 17:51 Orgeta Likaj

Qielli është gjithmonë e më blu

Giorgia Meloni Giorgia Meloni u lind dhe u rrit në kryeqytetin historik të Italisë nga një familje e thjeshtë në lagjen e fam...

Insights 24 Shtator 2022, 22:11 Aurel Plasari

Presidenti De Gaulle dhe faturat

Charles dhe Yvonne de Gaulle Për sa kohë ishte president gjenerali De Gaulle pati ngulmuar t’i paguante vetë të gjitha faturat e ...