Insights

Presidenti De Gaulle dhe faturat

Janë bërë të famshme ndërhyrjet e Gjeneralit që nipërit dhe mbesat të mos përfitonin ndopak nga ndonjë status i veçantë në shkollat që ndiqnin, që të mos ishin të përjashtuar nga shërbimi ushtarak ose të mos zinin ndonjë vend të ngrohtë, edhe kur disa funksionarë mund të kishin pasur ide të tilla.

24 Shtator 2022, 22:11 Nga Aurel Plasari
Presidenti De Gaulle dhe faturat
Charles dhe Yvonne de Gaulle

Për sa kohë ishte president gjenerali De Gaulle pati ngulmuar t’i paguante vetë të gjitha faturat e energjisë elektrike dhe të telefonit në apartamentin e vogël të shërbimit në pallatin Élysée, ku jetonte. Atyre që qenë të ftuar t’i bënin vizita në hapësirën private - të afërm ose miq - nuk iu shërbye kurrë ushqim, verë a delikatesa të tjera nga depozita dhe kantinat e Institucionit Presidencial.

Zonja Yvonne de Gaulle nuk pranoi të përdorte enët e institucionit, të cilat ajo i konsideronte "të ligjshme" vetëm për takime në agjendën publike. Gjatë pushimeve ose në fundjavë, kur tërhiqej në shtëpinë e vet në Colombey-les-deux-Églises, gjenerali De Gaulle e pagoi gjithmonë vetë benzinën, duke e konsideruar që ishte udhëtim privat. Janë bërë të famshme ndërhyrjet e Gjeneralit që nipërit dhe mbesat të mos përfitonin ndopak nga ndonjë status i veçantë në shkollat që ndiqnin, që të mos ishin të përjashtuar nga shërbimi ushtarak ose të mos zinin ndonjë vend të ngrohtë, edhe kur disa funksionarë mund të kishin pasur ide të tilla. Birin e vet, Philippe de Gaulle, komandant në regjimentin e blinduar të marinsave dhe hero i çlirimit në Luftën e Dytë Botërore, Gjenerali refuzoi ta dekoronte pikërisht sepse ishte i biri. Ai vetë mbeti për gjithë jetën gjeneral brigade, duke refuzuar me kokëfortësi çdo propozim për titullin e mareshalit.

Mihai Shora
12 shtator 2019

* * *

P.S. Presidentë gjithmonë ka pasur dhe do të ketë, në Francë ose te ne, çdo pesë vjet. Askujt nuk mund t’i kërkohet të jetë Charles de Gaulle: një njeri si Charles de Gaulle lind një herë në shekull. Por të gjithë kandidatëve ose atyre që janë tanimë në detyrë u kërkohet të jenë të sinqertë. Një fillim i mirë do të ishte të paguanin faturat e tyre private për energjinë elektrike dhe telefonin.

Në foto: Yvonne și Charles de Gaulle në Irlandë, udhëtim privat 1969 © Jean-Pierre Bonnotte Getty Images

yvonne de gaulle charles de gaulle

Sondazh

Poll

Insights 23 Shtator 2022, 11:29 Meri Lika

Për maskarain e korruptuar

Foto ilustruese O “i shtrenjti” politikan i korruptuar: Po të shkruaj këtë letër duke e ditur se nuk do të marr p&eu...

Insights 22 Shtator 2022, 15:09 Enkeleid Llanaj

Para, pa punuar më shumë?!

Foto ilustruese A mund të fitojmë para pa punuar më shumë? Për dembelët kjo do të ishte si të gjenin Gralin e She...

Insights 15 Shtator 2022, 16:46 k.m.

Ku e gjen Rusia shpëtimin?

Vladimir Putin Për të funksionuar reaktorët, centralet kanë nevojë për furnizim të rregullt me karburant bërthamor ...

Insights 14 Shtator 2022, 16:13 Klodian Tomorri

Para ruse apo para korrupsioni nuk ndryshon shumë

Foto ilustruese Kjo historia e lobimit te PD-se se Bashes ne SHBA eshte shume interesante. Ne 20 mars te vitit 2017 lidhet nje kontrate e cuditshme mes Bi...