Insights

Qielli është gjithmonë e më blu

Ideologjikisht, si një parti e qendrës së djathtë, dhe mbrojtëse e familjes, kombit dhe besimit ka bërë deklarata të forta kundër aborit, adoptimet e çifteve "gay", emigracionit të paligjshëm, taksës së sheshtë.

26 Shtator 2022, 17:51 Nga Orgeta Likaj
Qielli është gjithmonë e më blu
Giorgia Meloni

Giorgia Meloni u lind dhe u rrit në kryeqytetin historik të Italisë nga një familje e thjeshtë në lagjen e famshme ‘Garbatella’.
U rrit pa prezencën e figurës mashkullore në jetën e saj, pasi babai Francesco e braktisi familjen kur ajo ishte fare e vogël.

Mungesa e një figure të rëndësishme, siç është ajo e babait e bëri Giorgian një fëmijë të ashpër, serioz, që gati nuk qeshte kurrë. E rritur nga mamaja Anna dhe nga gjyshërit nga ana e të ëmës, Giorgia duhet të ishte një krahë i rëndësishëm ekonomik edhe për familjen ndaj gjatë viteve të adoleshencës ka punuar si "babysitter" gjatë mbrëmjeve që ditet ti kishte të lira për tu angazhuar në politikë. Ka punuar shumë punë, ndër to edhe shitëse disqesh në treg, kamariere në një bar të zonës dhe pohon se pa secilën punë që ka bërë në jetën e saj, nuk do kishte mundur kurrë të kishte arritur sukseset që ka. Ka mbaruar universitetin e Gjuhëve të Huaja dhe ka ushtruar profesionin e gazetares profesioniste për disa vjet.

Angazhimi politik nisi nga organizimet rinore me partinë neofashiste "Popolo d’italia", arriti të katapultonte të ishte kordinatore e Azione Studentesca, po e një partie të qendrës djathte Aleanza Nacionale . Ishte vetëm 21 vjeçe kur caktohet detyra e këshilltares së Alleanza Nazionale në zonën e Romës, post të cilin e mbajti për një mandat 4-vjeçar. Rruga e suksesit për Giorgian sapo kishte nisur, kur vetëm 29 vjeç u bë pjesë e Dhomës së Deputetëve për të njëjtën parti deh për vetëm 2 vjet, në moshën 31-vjeçare bëhet Ministria e Rinisë në qeverinë "Berlusconi", duke u bërë në këtë mënyrë, ministrja më e re në Republikën e Italisë. 

Në 2012 bashkë me Guido Corsetto dhe Ignazio La Russa themeloi partinë Fratelli d’italia, dhe në 2014 mori drejtimin e saj, parti e cila ka fituar në maxhorancë besimin e italianëve në zgjedhjet e 25 shtatorit.

Ideologjikisht, si një parti e qendrës së djathtë, dhe mbrojtëse e familjes, kombit dhe besimit ka bërë deklarata të forta kundër aborit, adoptimet e çifteve "gay", emigracionit të paligjshëm, taksës së sheshtë.

Është akuzuar si fashiste apo ekstremiste, kur në fakt parimisht Giorgia është një politikane konservatore, që i përket idesë pro familjes dhe martesës, të drejtës së pronës dhe farantimi i konkurrencës në ekonomi të lirë dhe shanse të barabarta. Është për fuqizim të individit, ku 'individ i fortë' =shtet të fortë. Përgjigje të këtyre akuzave i është përgjigjur thjesht që historia e fashizmit është mënyrë e mirë populiste por shumë e prapambetur për të përbaltur imazhin e saj. 

Fitorja e 25 shtatorit është historike për shkak edhe se është e para grua që fiton zgjedhjet ndonëse Giorgia nuk e përdor gjininë si mënyrë për tu afirmuar. Është nënë e një vazje, Ginevras, para të cilës mendon se është suksesi më i madh në jetë.

Giorgia mban autorësinë e dy librave, ku shpjegon jetën, tezat dhe ideologjinë e saj. Nëse do bënim një paralelizëm me të djathtën në Shqipëri, unë e kam një ide se kush mund të jetë Giorgia jonë, po ju?/Dosja.al

giorgia meloni

Sondazh

Poll

Insights 24 Shtator 2022, 22:11 Aurel Plasari

Presidenti De Gaulle dhe faturat

Charles dhe Yvonne de Gaulle Për sa kohë ishte president gjenerali De Gaulle pati ngulmuar t’i paguante vetë të gjitha faturat e ...

Insights 23 Shtator 2022, 11:29 Meri Lika

Për maskarain e korruptuar

Foto ilustruese O “i shtrenjti” politikan i korruptuar: Po të shkruaj këtë letër duke e ditur se nuk do të marr p&eu...

Insights 22 Shtator 2022, 15:09 Enkeleid Llanaj

Para, pa punuar më shumë?!

Foto ilustruese A mund të fitojmë para pa punuar më shumë? Për dembelët kjo do të ishte si të gjenin Gralin e She...

Insights 15 Shtator 2022, 16:46 k.m.

Ku e gjen Rusia shpëtimin?

Vladimir Putin Për të funksionuar reaktorët, centralet kanë nevojë për furnizim të rregullt me karburant bërthamor ...