Insights

I sekuestroi katet pa leje Salillarit, në më pak se 10 ditë Rama i dha 8 milionë euro tendera

Doli qeveria para dy javesh dhe tha qe kemi kapur Salillarin me pallat pa leje. Doli e tha vete. Nga ajo date e deri me sot i ka dhene 8 milione euro tendera. 8 milione euro tendera per me pak se 10 dite.

27 Shtator 2022, 16:30 Nga Klodian Tomorri
I sekuestroi katet pa leje Salillarit, në më pak se 10 ditë Rama
Klodian Tomorri

“Ne do ta shtrëngojmë akoma më shumë politikën kundër ndërtimeve pa leje, apo shkeljeve të lejeve të ndërtimit. Se deri tani na ka prishur pune llumi i prokuroreve dhe policeve, qe ja u mbyllin ceshtjet me leke te kamurve,”- tha kryeministri. Kjo eshte propaganda. Tani shikoni faktet.

Doli qeveria para dy javesh dhe tha qe kemi kapur Salillarin me pallat pa leje. Doli e tha vete. Nga ajo date e deri me sot i ka dhene 8 milione euro tendera. 8 milione euro tendera per me pak se 10 dite. Pra i kapen pallatin pa leje, pastaj ja shtrenguan aq shume politiken sa i dhane 8 milione euro kontrata per te rregulluar llacin e kalase se Ali Pashes dhe pisten e garave ne Elbasan.

Tani, popullit i ka mbetur t’i lutet Kryeministrit, aman mos e shtrengo me shume politiken e ndertimeve pa leje se nuk mbajme dot. Se eshte nje risk i madh, qe ketij biznesmenit ne fjale t’i japin nje kontrate 300 milione euro pas ca ditesh. Domethene t’ia shtrengojne edhe me shume.

Nderkohe, Advance Business Solutions, kucedra qe thith parate e AKSHI-t dhe qe ka patur kontratat me te medha per sigurine e sistemeve qeveritare, (shumica sekrete) sot mori nje kontrate tjeter 5.3 milione euro nga AKSHI.

Pse nuk u doli asnjehere emri kompanive qe ishin pergjegjese per sigurine e serverave te qeverise? Pse nuk iu kerkua asnje pergjegjesi ketyre kompanive sepse keto kane marre qindra milione euro per sigurine e serverave? Pikerisht kjo kompania ishte nje nga arsyet. Se gjurmet conin afer, por shume afer, vendit qe nuk duhet te conin.

Mos ja u shtrengoni shume ketyre, por lironi ata mijera fakira qe keni futur ne burg per ndertim kotecesh te pakten se gjynah.

klodian tomori pellumb salillari firma “salillari”

Sondazh

Poll

Insights 26 Shtator 2022, 17:51 Orgeta Likaj

Qielli është gjithmonë e më blu

Giorgia Meloni Giorgia Meloni u lind dhe u rrit në kryeqytetin historik të Italisë nga një familje e thjeshtë në lagjen e fam...

Insights 24 Shtator 2022, 22:11 Aurel Plasari

Presidenti De Gaulle dhe faturat

Charles dhe Yvonne de Gaulle Për sa kohë ishte president gjenerali De Gaulle pati ngulmuar t’i paguante vetë të gjitha faturat e ...

Insights 23 Shtator 2022, 11:29 Meri Lika

Për maskarain e korruptuar

Foto ilustruese O “i shtrenjti” politikan i korruptuar: Po të shkruaj këtë letër duke e ditur se nuk do të marr p&eu...

Insights 22 Shtator 2022, 15:09 Enkeleid Llanaj

Para, pa punuar më shumë?!

Foto ilustruese A mund të fitojmë para pa punuar më shumë? Për dembelët kjo do të ishte si të gjenin Gralin e She...