Bota

VIDEO/ Një shtetase britaniko-iraniane pret flokët në mbështetje të protestave në Iran

Nazanin Zaghari-Ratcliffe, një shtetase britaniko-iraniane që kaloi gjashtë vite në burg në Iran, ka prerë flokët në shenjë solidariteti me protestuesit iranianë. Irani ka parë gati dy javë demonstrata për vdekjen e një gruaje të re në paraburgim nga policia.

28 Shtator 2022, 18:55 Nga s.s
VIDEO/ Një shtetase britaniko-iraniane  pret flokët në
Nazanin Zaghari-Ratcliffe

IRAN- Nazanin Zaghari-Ratcliffe, një shtetase britaniko-iraniane që kaloi gjashtë vite në burg në Iran, ka prerë flokët në shenjë solidariteti me protestuesit iranianë. Irani ka parë gati dy javë demonstrata për vdekjen e një gruaje të re në paraburgim nga policia. Mahsa Amini, 22 vjeç, vdiq pasi dyshohet se shkeli rregullat që u kërkonin grave të mbulonin flokët me hixhab.

Në një video të postuar, Zaghari-Ratcliffe shihet duke prerë flokët e saj në pamjet e dhëna BBC Persian. Në fund të videos ajo thotë: “Për nënën time, për vajzën time, për frikën e izolimit, për gratë e vendit tim, për lirinë”. Zaghari-Ratcliffe u arrestua në Iran në vitin 2016 me akuza për spiunazh, të cilat ajo i mohoi, raporton BBC.

Pas një fushate të qëndrueshme dhe negociatave midis qeverisë britanike dhe iraniane, ajo u lirua në mars dhe u kthye në Britani. 22-vjeçarja, Amini u arrestua nga policia morale e Iranit në Teheran më 13 shtator. Policia tha se vdekja e saj ishte shkaktuar nga dështimi i papritur i zemrës, por familja e zonjës Amini e ka hedhur poshtë këtë dhe pretendon se ajo ishte rrahur nga oficerët. Vdekja e saj shkaktoi protesta antiqeveritare, të cilat tani janë përhapur në më shumë se 80 qytete dhe qyteza në të gjithë Iranin.

Irani Human Rights, një organizatë me bazë në Norvegji, thotë se të paktën 76 protestues janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë. Media shtetërore e përmend shifrën në 41, duke përfshirë disa personel sigurie dhe fajësoi "rebelët". Qindra persona janë arrestuar. Gratë janë filmuar duke djegur hixhabet e tyre dhe duke prerë flokët gjatë demonstratave, për të cilat aktivistët kanë thënë se është një simbol i lashtë persian i protestës.

iran nazanin zaghari-ratcliffe

Sondazh

Poll