Bota

Kishte qelinë e tij, nuk guxonin të hynin as gardianët- si ishte jeta e Sllobodan Millosheviçit brenda burgut në Hagë

Po ashtu, tregoi sesi sillej ish-presidenti i ish-Jugosllavisë me rojet dhe të burgosurit e tjerë. 

28 Shtator 2022, 18:30 Nga k.m.
Kishte qelinë e tij, nuk guxonin të hynin as gardianët- si ishte
Sllobodan Millosheviç

SERBI- Domagoj Margetiç, një gazetar dhe politikan kroat, u dënua në vitin 2006 me tre muaj burg dhe 10,000 euro gjobë pasi zbuloi identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur që rrëfeheshin në gjyqin e Hagës. Atje ai u takua me shumë të dënuar dhe pas lirimit zbuloi shumë sekrete burgu, por më shumë kohë kaloi me Sllobodan Millosheviçin. 

Ai tregon edhe për mënyrën sesi morën vesh për vdekjen e tij. 

"Millosheviçin e gjetën të vdekur në qeli. Rojet e burgut nuk lejoheshin të hynin apo të kontrollonin ato qelitë e burgut. Edhe drejtuesi i njësisë së paraburgimit nuk hyri në ato qeli pikërisht sepse shërbenin si zyra për mbrojtje. Aty Millosheviçi kishte internet, telefon dhe faks. Pas vdekjes së tij, aty janë gjetur pilula, ndaj mendohet se i ka konsumuar me uiski, gjë që i ka shkaktuar vdekjen. Roja më tha se nuk e dinë se si ia kanë sjellë ato pilula dhe pijen alkollike,"-tregoi ai në një intervistë për "Kurir".

Po ashtu, tregoi sesi sillej ish-presidenti i ish-Jugosllavisë me rojet dhe të burgosurit e tjerë. 

"Millosheviçi ishte pak a shumë i vlerësuar nga të gjithë rojet. Ishte një roje italian. Dhe kur ai italiani i vogël ishte në detyrë, Millosheviçi ulej në dhomën e ndenjes dhe kërrciste gishtat e i thoshte- djalosh, hajde. Dhe pastaj ai i kërkonte t'i sillte diçka nga dhoma. Nëse italiani do të kundërshtonte, atëherë ai i thoshte- shko, a të thashë ma sill, mos e bëj të komplikuar kot,"- shton ai. 

Më 26 shkurt, 2010, Sllobodan Millosheviç u gjet i vdekur në qelinë e tij në Gjykatën e Hagës. 64-vjeçari Millosheviç po i nënshtrohej gjykimit që nga shkurti i vitit 2002 për më shumë se 60 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktet e Ballkanit. Millosheviçi u bë president i Serbisë në vitin 1989 dhe më vonë u fajësua për agresionin ushtarak dhe politikat e spastrimit të egër etnik pas shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteve '90. Ai është akuzuar për krime të njëjta në Kosovë dhe Kroaci pasi u bë president i Jugosllavisë në vitin 1997.

Në vitin 2000, ai humbi garën në zgjedhjet presidenciale por hoqi dorë nga pushteti vetëm pas grevave dhe demonstratave masive. Millosheviçi u arrestua në vitin 2001 dhe iu dorëzua Gjykatës së Hagës.

sllobodan millosheviç

Sondazh

Poll