Bota

Meloni u bën thirrje mediave: Mos postoni më foto të vajzës time

Në një paralajmërim me shkrim, një studio ligjore në Romë që përfaqëson presidenten e Vëllezërve të Italisë, Giorgia Meloni  dhe bashkëshortin e saj, Andrea Giabruno, i ka kërkuar të gjithë shtypit (të shkruar, televizion dhe elektronik) që të mos publikojnë fotot e vajzës së mitur të politikanit italian.

28 Shtator 2022, 18:53 Nga s.s
Meloni u bën thirrje mediave: Mos postoni më foto të vajzës
Giorgia Meloni

ITALI- Në një paralajmërim me shkrim, një studio ligjore në Romë që përfaqëson presidenten e Vëllezërve të Italisë, Giorgia Meloni  dhe bashkëshortin e saj, Andrea Giabruno, i ka kërkuar të gjithë shtypit (të shkruar, televizion dhe elektronik) që të mos publikojnë fotot e vajzës së mitur të tyre.

Në të njëjtën kohë, mediat paralajmërohen “të mos e ndjekin, të mos e rrethojnë apo t'i shkaktojnë terror të miturës, për shkak të pranisë së personave që kanë lidhje me vogëlushen dhe të mos bëjnë publike vendet dhe adresat ku ndodhet e mitura, si ka ndodhur tashmë, në kundërshtim me ligjin, në orët e fundit”, raporton protothema.gr.

Georgia Meloni postoi një "mesazh" urimi me shkrim dore nga vajza e saj në Twitter një ditë pas zgjedhjeve.

Bashkëshorti i saj me profesion gazetar ka treguar në deklaratat e tij se kujdeset që të shoqërojë vajzën e tyre në shkollë, gjatë orëve të mëngjesit dhe se Georgia Meloni është një nënë prezente dhe e dashur, pavarësisht presionit të detyrimeve.

giorgia meloni   itali

Sondazh

Poll